Tri debutime në filmin e shkurtër
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq sot, ora 12.00 tri filma të shkurtër nga regjisorë të rinj, prodhuar më 2011-2012 me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Para perëndimit të diellit i Kledi Kapexhiut, një komedi që na çon në një kooperativë bujqësore në vitet 70-të.
I dyti është Matanë lumit me regji të Sabir Kanaqi bazuar në skenarin e Vladimir Priftit, protagonist aktori Reshat Arbana. Dhe filmi që pati premierë nëntorin e shkuar, një histori tragjike, Dita e fundit e Loro Shestanit shkruar dhe realizuar nga Sokol Keraj. /E. Demo