E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri dite ne koma, vdes 17-vjecari

Ornela Hila
Adoleshenti i gjetur kater dite me pare, ne nje nga rruget e qytetit te Vlores, ka nderruar jete mengjesin e djeshem, ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, pas tri diteve te kaluar ne koma. Mjeket nuk kane mundur te shpetojne Arber Hamzain, i cili kishte pesuar carje te kafkes, hemorragji te brendshme dhe demtim te organeve jetesore. Kater dite pas konstatimit te plagosjes se rende te 17-vjecarit, policia e Vlores nuk ka ende nje piste te sigurt dhe nje te dyshuar per krimin.
Arber Hamzai iu nenshtrua fillimisht nje nderhyrjeje kirurgjikale ne koke ne Spitalin Rajonal te Vlores. Pasi u mbajt dy dite ne reanimacion, adoleshenti u dergua per trajtim te specializuar ne kryeqytet. Burime nga personeli mjekesor bejne te ditur se 17-vjecari nuk eshte permendur ne asnje moment gjate ketyre tri diteve, derisa ne oren 04:30 zemra e tij pushoi se rrahuri dhe mjeket u detyruan te fikin aparaturat e frymemarrjes artificiale, qe e mbanin ne jete.
Policia e Vlores ka bere te ditur se gjate ketyre diteve ka shoqeruar dhjetera persona, kryesisht te rinj te lagjeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›