E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjithçka kundër krimit”

 Kreu i qeverisë ishte sot në Vlorë ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 7 mjeteve të shpejta lundruese për njësinë e lëvizshme territoriale të Kufirit dhe Migracionit "Delta Force".

Duke marrë fjalën në këtë ceremoni, Kryeministri Berisha vlerësoi këtë projekt që vjen si ndihmë e komunitetit evropian dhe siguroi se këto mjete do të përdoren me profesionalizëm të thellë për ti bërë vendet tona më të sigurta. Berisha vlerësoi bashkëpunimin jetik me vendet mike në lufën kundër trafiqeve të paligjshme, ndërkohë që theksoi se "është në detyrën tonë të bëjmë gjithçka dhe të përballemi në mënyrë eficente me krimin".

Ky financim u realizua nga Bashkimi Evropian dhe qeveria  shqiptare në kuadrin e projektit "Për kontrollin e kufijve blu". Ky projekt me një vlerë prej 3.2 milionë euro synon fuqizimin e policisë kufitare shqiptare për forcimin e kontrollit të kufijve detarë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Ambasadori i delegacionit të KE-së në Shqipëri, Ettore Sequi  etj. /Start/
    

                                                                                             2011-10-07 11:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›