E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjet, shoferët rëndë

Policia e Elbasanit bëri të ditur se ngjarja ndodhi kur një mjet tip “Suzuki” me targa greke dhe me drejtuesi shtetasi Frrok Lalaj, 42-vjeç, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasi Fatmir Tanushi, 39 vjeç, me banim në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve, të cilët menjëherë janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas mjekëve, mësohet se paraqitet e rëndë gjendja shëndetësore e 42 vjeçarit si pasojë e plagëve të rënda të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij aksidenti. /Start/

                                                                                             2011-10-07 11:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›