E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri pamje të dhunës në flashkje të opozitës

10-07-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Në koleksionin e gjerë të historisë së dhunës opozitare të E. Ramës, mund të renditet një numër tepër i madh të tillash, që janë krejtësisht të pangjashme me qëndrimet bashkëpunuese dhe konstruktive të opozitave euroatlantike. Ne do të shohim vetëm ato tre të fundit, ndër ato që e kanë zanafillën që në vitin 2005, kur u bë ndërrimi i kryetarëve të PS-së, pas humbjes zgjedhore të kësaj partie. Ish-kryetari i PS-së e la vakant vendin e kryetarit, sipas nenit 28 të statutit të partisë së tij. Këtë vend e rrëmbeu një ish-armik ekstremist i simuluar i diktaturës enveriste, që kishte tundur dynjanë me mësymjet e pasinqerta dhe të bujshme kundër R.Alisë, N. Hoxhës dhe veteranëve, të cilëve ua kishte prishur gjakun me atë interpretimin se lëvizja nacionalçlirimtare kishte degjeneruar në luftë civile, si pasojë e nënshtrimit të E. Hoxhës ndaj emisarëve të Titos.
Tanimë, i dehur ndaj suksesit të shtypjes së dhunshme të qëndrimit mospranues brenda radhëve të veprimeve autoritariste nga ana e kryetarit të ri, Edvinit, këtij iu mbush mendja se një qëndrim të tillë mund të ishte i volitshëm edhe ndaj popullit, në tërësinë e tij. Opozitarizmi i tij kundër qeverisjes demokratike, si në kohën para aleancës së PD-së me LSI-në, ashtu edhe pas kësaj kohe, u bë një opozitar i padurueshëm, duke përfituar edhe nga fakti se ishte njëherësh kryetar i bashkisë së Tiranës, derën e së cilës e shikonte vetëm për aferat fitimprurëse të betonizimit të kryeqytetit. Përndryshe, veçanërisht në dy vitet e fundit, bashkia u bë një institucion parazitar.
Për shkak të qëndrimit të tij, u quajt don Kishot. Por ishte më tepër një Zeus, i bindur në plotfuqishmërinë e tij ndaj të vetëve, ndaj qeverisjes dhe ndaj institucioneve gjyqësore, pa përjashtuar as ato zgjedhore. Ndaj këtyre të fundit diktonte, si nga maja e Olimpit: “Vendi do të bjerë në fatkeqësi, nëse nuk zgjidhem unë kryetar bashkie”! Por ja që u zgjodh Lulzim Basha, personi i cili nuk dëshironte frikën e tiranasve, por kërkonte dashurinë e tyre. Dhe erdhi dita e 8 korrikut, në të cilën L. Basha u shpall kryetar i pakontestueshëm i bashkisë së Tiranës.
Tani me kërcënimet e Edit, njerëzit vetëm mund të qeshin. Ato mund të quhen dhunë në flashkje. Kryeopozitarët që sillen në një sistem demokratik, sikur të ishim në diktaturë, do të vinte një kohë që do t’i sillte në vete.
***
Tani mund të shqyrtohen tri nga dhunat e personit të rrezikshëm, të çarmatosur.
I. 20 janar 2011. “Më 21 janar situata mund të dalë jashtë kontrollit”. Janë fjalët e Edvinit në vigjilje të demonstratës së dhunshme të 21-shit. Për të gjetur përgjegjësin e vërtetë të  asaj që ngjau në këtë datë, duhen thënë më parë disa të vërteta: Demonstrata është spontane, apo e përgatitur nga një person i vetëm, E. Rama? Të gjitha demonstratat paraardhëse kanë pasur një urdhërdhënës të vetëm, që nuk vepronte kurrë në mënyrë kolegjiale. Ajo e 21-shit nuk mund të bënte përjashtim. Pjesëmarrësit ishin po ata, të përgatitur jo në stërvitje të veçanta, si forcat paramilitare të Arkanit, por të ushtruar në zanat, hap pas hapi, në manifestimet, në të cilat anarkistët bënin thirrje për rrëzim të qeverisë brenda dy ditësh (!). Por, sidoqoftë, përveç dhunës verbale alla S. Ngjela, nuk ishte vërejtur asnjë thyerje xhami. Kjo e 21-shit, a ishte si të tjerat? Përgjigjja do të ishte e tepërt. A ishte spontane, e provokuar nga ndonjë mospërmbajtje e forcave të gardës dhe të rendit, gardh para kryeministrisë? Edhe këtu përgjigjja do të ishte e qartë: Jo. Atëherë ishte e përgatitur. Përndryshe, një urdhër në celular prej Ramës, e ndërpriste në vend agresivitetin gjer në thyerje të portës së hekurt të kangjellave rrethuese të kryeministrisë. Përse, pas 90 minutash goditjesh të rojave të objektit, gjithmonë e më kanosëse nga anarkistët e Ramës, u la të acarohej më tepër kjo situatë, që duhej të dilte jashtë kontrollit? Përse? Kjo është pyetja kruciale, për të gjetur fajtorin. Përgjigjja është e thjeshtë: Kërkohen viktima. Që të përdoreshin si argument ndaj zgjedhjeve administrative që  po afroheshin.  Një pyetje tjetër, përgjigjja e së cilës s’duhet vrarë mendja për t’u përgjigjur: - A mund të shmangej ajo që do të ndodhte më pas? Sigurisht që po. Do të mjaftonte një urdhër. “Mjafton me kaq!”. Përse s’u la me kaq? Le të përgjigjet Edi Rama, por sipas logjikës racionale, jo sipas përçartjeve të natyrës “ Nëse nuk më jepet mua kryesia e bashkisë, populli do të bjerë në fatkeqësi!”.
Konsekuencat do të ishin edhe më të mëdha, sikur të shpërthehej edhe porta e brendshme e kryeministrisë. Sipas aventurierit R. Qosja, që shihte ëndrra në diell, brenda dhomës së kryeministrit ishte, përveç kryeministrit, edhe L. Basha. Nëse vihet në dyshim kjo, jam gati ta citoj. Duhej inkriminuar pa tjetër edhe L. Basha, sipas Rexhepit! Në këtë variant, ato forca të çakërdisura, po të kishin vrarë ata që do të ndodheshin në zyrën kryesore; a mos do të implikohej në fajësi edhe Rama, në këtë rast? Ky marifetçi mund të ngarkonte njerëz të besimit dhe të vriste nja katër- pesë nga të vetët e t’i quante të droguar dhe veprues në “teprim  të zellit”. Dhe fajësinë t’ua ngarkonte forcave të rendit! A nuk iu ngarkua vrasja e M. Gjinishit prej gjermanëve dhe Mustafait iu bënë nderimet e varrimit? A nuk u ngarkua Nikolajevi që të vriste Kirovin dhe pastaj Nikolajevin e eliminuan?
II.Në sallën e punimeve të KQZ-së nuk mund të hyjë kushdo. Boll janë brenda përfaqësues nga të dy palët. Edhe në anëtarët e Komisionit Qendror, 3 janë të të majtëve. Numëruesit janë nga të dy anët. Ç’duheshin njerëz që të hynin pa leje me shkrim, duke fluturuar mbi kokat e policëve, kushdoqofshin ata, edhe deputetë po të ishin? Ç’u bë atje? Ndeshje futbolli, që kishte nevojë për tifozë? Nuk mjaftoi kjo, por edhe gomat e makinave që digjeshin rrugëve. Bllokim rrugësh, madje! Sa për respektin ndaj A. Ristanit, tonet agresive s’kishin të pushuar. “Ristan Saliu”, ishte njëra nga përgojimet, si dëshmi e mosnjohjen së institucioneve juridike!
III. Atdheu mund të merret nëpër këmbë, të diskreditohet, të paraqitet me gisht si një vend ku ndodhin krimet më të shëmtuara jo vetëm në rajon, por në të gjithë Europën. Por Tanja Fajon me siguri e ka bërë vetë analizën kur ai krimi i tmerrshëm u shndërrua në një flluskë sapuni. Koordinari-hafije, kishte parë edhe gjak, madje! Por më e madhja nuk mbaron këtu: Mbaron te mospërgenjeshtrimi i një tragjikomedie!
Ky është luajaliteti i opozitës së drejtuar nga Rama!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›