Tri pikë të reja për Barcelonën

Barcelona ka zhvilluar paraprakisht ndeshjen e javës së 15-të në La Liga, ku ka shënuar fitore ndaj Xerezit.
Edhe pse jo në formën e tyre më të mirë, lojtarët e Barçës dolën fitues me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin Chapin.
Thierry Henry kaloi katalunasit në epërsi porsa filloi pjesa e dytë(47'), ndërsa në fund të ndeshjes (90'+3), Zlatan Ibrahimovic dyfishoi rezultatin duke shënuar golin e nëntë personal në La Liga.
Me këtë fitore Barcelona përforcohet në krye me pesë pikë përpara Real Madridit, megjithatë Mbretërit ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së 15-të (kundër Zaragozas, më 20 dhjetor).