Galliani: Gattuso-s i kam ofruar rinovim kontrate
Milani dëshiron ta mbajë me çdo kusht Genaro Gattuso-n .Dhe për t'i ndërruar mendim administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galliani i ka propozuar mesfushorit të kuqezinjve zgjatjen e kontratës me skuadrën. Gattuso kërkon që të aktivizohet më shumë nga trajneri Leonardo.
"Jemi dakord. Gattusso më parë të rekuperohet plotësisht dhe më pas do të mblidhemi dhe të takohemi për të folur. Mund edhe të them pasi nuk e kam bërë deri tani se i kam propozuar Gatusso-s jo vetëm të qëndrojë, por edhe të zgjasë kontratën dhe ta përfundojë karrierën e tij te Milani", është shprehur Galliani.
Padyshim që Milani dëshiron ta mbajë Gattuso-n pasi Kalabrezi jo vetëm që është një lojtar i rëndësishsëm për kuqezinjtë që ka rreth 10 vjet që luan në San Siro, por edhe sepse kjo nuk është mënyra që Milani i trajton kampionët e mëdhenj. Gatusso dëshiron të luajë më shumë në mënyrë që të sigurojë një vend në Kombëtaren e Marcello Lippit në Botërorin e ardhshëm. Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të vendosin palët . Për Gallianin, Gatusso do të mbetet kuqezi.