E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri skenare për BE-në

Në raportin prej 160 faqeve, të publikuar në dhjetor nga Këshilli Kombëtar Amerikan i Inteligjencës (NIC), u theksua se Evropa nuk do të shpërbëhet dhe do të mbetet fuqi në vitin 2030, por pyetja kryesore mbetet se a do të shfrytëzojë BE-ja peshën e saj kolektive në të ardhmen, thuhet në raportin e shërbimeve amerikane të inteligjencës, në të cilin janë përmendur tre skenarë të mundshëm për Unionin-rënia, shembja apo rilindja.
Evropa nuk do të shpërbëhet dhe do të mbetet fuqi në vitin 2030, por pyetja kryesore mbetet se a do të shfrytëzojë BE-ja peshën e saj kolektive në të ardhmen, thuhet në raportin e shërbimeve amerikane të inteligjencës, në të cilin janë përmendur tre skenarë të mundshëm për Unionin-rënia, shembja apo rilindja.
Në raportin prej 160 faqeve, të publikuar në dhjetor nga Këshilli Kombëtar Amerikan i Inteligjencës (NIC) quhet “Trendet Globale 2030: Botët Alternative”.

Piketat janë të larta, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht për Evropën dhe ardhmëria e BE-së është shumë e “pasigurt”.

“Edhe pse nuk ka konsensus për formën apo rolin e rajonit në të ardhmen, ekspertët tonë pajtohen se ai nuk do ti ngjasojë Evropës së sotme”, thuhet në raportin e NIC-it, i cili ofron planifikim afatgjatë strategjik për komunitetin amerikan të inteligjencës.
Duke pasur parasysh krizën aktuale në Eurozonë, ekonomia evropiane po vuan nga “problemet e mëdha strukturore”, thuhet në raport. Më tutje thuhet se prodhimtaria ka shënuar rënie në 15 vitet e fundit, në krahasim me ekonomitë tjera në zhvillim, shpenzimet mbesin të ulëta dhe se ekziston një trend që lëvizë drejtë prishjes së baraspeshës mes qytetarëve që punojnë dhe atyre që nuk punojnë.

Në raport janë paraqitur tri skenare për Evropën dhe rolin e saj ndërkombëtarë në vitin 2030, shkruan Express
Skenari i shembjes
Në raport theksohet se ka shumë pak gjasa që të jetësohet skenari i shembjes, por nëse ai ndodh, ai do të nxiste rreziqe globale.
“Në këtë skenar, firmat e brendshme reagojnë ndaj indikacioneve për ndryshimin e regjimit valutor me përshpejtimin e tërheqjes së depozitave të euros nga institucionet e brendshme financiare. Në këtë rast, euroja do të ishte viktima e parë”, theksuan autorët e raportit.
Dalja e Greqisë nga eurozona mund të shkaktonte një dëm kolateral, tetë herë më të madh se ai i shkaktuar nga falimentimi i Lehman Brothers, duke provokuar një krizë për ardhmërinë e BE-së.
Një skenar i tillë do të shihte institucionet e BE-së si “viktima kolaterale”. Në ndërkohë, do të rrezikohej tregu i përbashkët dhe liria e lëvizjes nëpër Evropë, me ri-shtetëzimin e kapitalit dhe rikthimin e kontrolleve kufitare.
”Nëse shembja do të ndodhte befas dhe papritmas, atëherë sipas të gjitha gjasave do të nxiste një recesion global apo një Depresion tjetër të Madh”, u theksua në raport.

Dobësimi i ngadalshëm
Në skenarin e dobësimit të ngadalshëm, Evropa do t’ia arrijë të del nga aspektet më të këqija të krizës aktuale, por dështon të ndërmarrë reformat e duhura strukturore, argumentojnë autorët e raportit.
“Përderisa shtetet anëtare përjetojnë rritje të ngadalshme ekonomike, ato mbesin të bashkuara, me qëllim që ti shmangën pengesave të mëdha ekonomike dhe politike. Institucionet e BE-së mbijetojnë, por pakënaqësia e opinionit publik mbetet e lartë. Euro mbijeton, por nuk mund t’i bëjë konkurrencë dollarit apo jenit”, thuhet në raport.
Duke pasur parasysh vitet e tëra të rritjes së ngadalshme ekonomike, prania ndërkombëtare e Evropës zbehet dhe shtetet do të dëshirojnë të ri-kombëtarizojnë politikat e tyre të jashtme.

Rilindja
Sipas skenarit të tretë, udhëheqësit evropianë pajtohen për një “kapërcim federalist”. Popujt e mbështesin një hap të tillë, duke pasur parasysh rrezikun nga ruajtja e status kuosë.
“Me kalimin e kohës, përkundër ekzistencës së një Evrope me shumë shpejtësi, tregu i përbashkët edhe më tutje do të mbetej komplet dhe do të arrihej pajtimi për një politikë më të bashkuar të jashtme dhe të sigurisë, me elemente të forcuara të demokracisë evropiane. Ndikim i Evropës do të forcohej, duke e forcuar rolin e Evropës dhe atë të institucioneve multilaterale në arenën ndërkombëtare”, thuhet në raport.
Sa i përket pjesës tjetër të botës, raporti thotë se nuk do të ketë ndonjë fuqi hegjemoniste. Pushteti do të zhvendoset te rrjetet dhe koalicionet në botën multi-polare./Indeksonline
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›