KFOR-i zhvendoset nga Shtërpca

Rreth 150 ushtarë të KFOR-it, e filluan sot tërheqjen nga Shtërpca. Ushtarët nga Ukraina dhe Polonia ishin të vendosur në Shtërpcë qe 11 vjet, ndërsa tash do t'i mbikëqyrin zhvillimet në këtë komunë me popullatë të përzier, përmes patrullimeve.
Komandanti i batalionit, Mihail Zabrocki, ka thënë se ushtarët e lënë pas situatën e mirë të sigurisë, të cilën tash do ta ndjekin nga baza amerikane Bondsteel.
"Policia e Kosovës duhet vetë të punojë për ruajtjen e sigurisë, ndërsa KFOR-i do jetë hapi i dytë apo i tretë i sigurisë. Në çdo moment do të jemi të gatshëm t'u ndihmojmë njerëzve në komunën e Shtëprces", ka thënë Zabrocki, transmeton Radio Evropa e Lirë.