E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri universitete të reja, programet ende nuk dihen

Ideja e Qeverisë së Kosovës për hapjen e tri universiteteve të reja, në Mitrovicë, Gjakovë dhe në Gjilan, në aspektin e ekonomizimit është vlerësuar se i shkurton shpenzimet e studentëve. Kjo nuk ka të bëjë me degët e reja, por me hapjen e filialeve që kanë qenë në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton KTV-ja. Mirëpo kur të bëhet hapja e këtyre universiteteve të reja, nuk duhet zgjeruar shumë sa i përket programeve që do t’i përmbajnë këto universitete, ka deklaruar rektori i UP-së, Ibrahim Gashi.

Nuk është marrë ende vendim se kur do të startojnë këto universitete dhe cilat do të jenë drejtimet fillestare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›