E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri vite burgim për krim të organizuar

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë vendas dhe një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, e ka shpallur një person fajtor për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi të organizuar kriminal, i cili kishte për qëllim bartjen e të paktën 109 kg kanabis sativa nga Shqipëria për në vendet e BE-së. I pandehuri Sulejman Topuzi u dënua me tri vite burgim.

Me të njëjtin aktgjykim, z. Topuzi u lirua nga dy pika të akuzës për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave psikotropike.

Ky rast është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›