E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vjehrra rrinte me pistoletë në brez, e vramë se na lodhi”

“Nuk mund të duronim më tej kërcënimet, presionet dhe shantazhet e vjehrrës. Tani jemi bërë pishman për krimin e kryer, por na e solli në majë të hundës. Më keq na vjen për fëmijët e vegjël që do të rriten pa kujdesin tonë”.

Kështu janë shprehur dy kunatat nga një fshat i Peshkopisë, të cilat e vranë vjehrrën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.

“Nga të dhënat e siguruara deri më tani, mësohet se krimi është kryer në bashkëpunim nga dy kunatat. Ato e kanë pranuar krimin dhe duhet të përgjigjen para ligjit për krimin e “vrasjes në bashkëpunim”,” kanë sqaruar burimet pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për gazetën Panorama.

Avokatët mbrojtës kanë tentuar ta lehtësojnë gjendjen e dy të pandehurave, duke u shprehur se ato e kanë kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se viktima i kishte dhunuar, fyer e kërcënuar disa herë dy nuset e djemve.

Naimja njihej si grua tejet e ashpër në zonë dhe që prej vdekjes së bashkëshortit, mbante në brez pistoletën e tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›