Nis takimi Thaçi-Daçiq

(E plotësuar) Në Bruksel ka nisur takimi i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ai pason takimet e ndara të Thaçit dhe të Daçiqit me baroneshën Ashton.
Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë çështja e veriut të Kosovës dhe e strukturave paralele të Serbisë atje.
Ky raund i bisedimeve është paralajmëruar se mund të vazhdojë edhe nesër.
Bashkimi Evropian ka thënë se rezultatet e këtij dialogu janë kyçe për avancimin e Kosovës dhe të Serbisë në rrugën evropiane.(rel)
.............
Zëdhënësja e baroneshes Catherine Ashton, Maja Kocijancic ka konfirmuar se baronesha Ashton ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
"Ashton në këto momente ka nisur takimin me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë", ka thënë ajo,
------------
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kathrin Ashton, ka filluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në kuadër të raundit të ri të bisedimeve në mes Prishtinës e Beogradit.
Më pas ndërmjetësuesja evropiane do të takoi ndaras edhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçin.
Që të tre këta zyrtar do të takohen të tretë së bashku në një drekë pune, e mas do të fillojnë të bisedojnë për strukturat paralele në veri të Kosovës si dhe për oficerët ndërlidhës.
Ky raund cilësohet si më i vështiri deri më tani në procesin e dialogut në mes Prishtinës e Beogradit./Indeksonline/