Tri vite në krye të SPAK, Dumani flet për RTSH për bilancin, dosjet e bujshme dhe akuzat e politikës

Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme Ati Korruspion do të jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Radio Televizionin Shqiptar, në një intervistë ekskluzive përballë gazetares së emisionit Trialog, Alba Alishani.
Pas tri vitesh në krye të SPAK, Dumani do të zbulojë bilancin e punës, hetimet që kanë tronditur politikën dhe krimin në tri vitet që ai ka drejtuar Prokurorinë e Posaçme, si dhe përballjen me akuzat e vazhdueshme të politikës dhe jo vetëm.
Në “Trialog”, ai do të flasë për raportet me qeverinë, për presionet, për pengjet e tij profesionale dhe për herë të parë, për të ardhmen pas përfundimit të mandatit.
Në Radio Televizionin Shqiptar ai do të japë një intervistë që pritet të hedhë dritë mbi dosjet më të bujshme të vendit dhe rolin e drejtësisë në atë që konsiderohet “pastrim“ i politikës shqiptare.
Intervista në RTSH do të transmetohet në sonte, në orën 21:00, në RTSH 1.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/