“Trialog” – Humbja e opozitës në zgjedhje, Alimehmeti: PD duhet të riorganizohet “kokë e këmbë” për të pasur sukses në zgjedhjet e 2029

Nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti komentoi edhe mbështetjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, ku tha se ajo rezultoi pozitive për Tiranën sipas sondazheve, edhe pse zgjedhje nuk pati.
“Në kryeqytet u lëviz një kartë e papërshkueshmërisë dhe u bë përkrahja e një kandidat jo partiak dhe kjo ishte dakordësia. Ne nuk kemi asnjë përgjigje për skemat e ndryshme që prodhon kundërshtari atëherë do stërvitje për t’i kapërcyer ato. Me Tiranën u tregua një bashkim i të gjitha forcave opozitare që në disa qytete të tjera nuk u realizua. Si dhe u realizua hapja dhe duket se kjo funksionoi mirë te zgjedhësit sipas sondazheve. Ne marrim mësim nga ky pësim”, tha Alimehmeti.
Në emisionin “Trialog” në RTSH, Alimehmeti tha se synimi i PD-së duhet të jenë zgjedhjet e përgjithshme të 2029, ku theksoi se rotacioni vjen përmes suksesit në zgjedhjet vendore të 2027 dhe riorganizimit të saj.
“Objektivi janë zgjedhjet e përgjithshme të 2029 duhet të kalojë nga zgjedhjet vendore 2027 të suksesshme. Që të kesh një 2027 të suksesshme duhet që 2026 të jetë një organizim kokë e këmbë të PD. Për të sjellë një frymëzim të njerëzve për të votuar. Është detyra jonë të përfaqësojmë njerëzit në mënyrën më korrekte të mundshme dhe jo imponim ndaj tyre të mënyrës tonë të të menduarit të gjerave”, tha ai.
/rtsh.al/