E Diel, 1 Nëntor 2026

“Trialog” – Vangjeli: Absurde, opozita refuzoi të futej në garë. Ajo mendon alibinë e radhës pse po humbet

Analisti Lorenc Vangjeli kritikoi ashpër edhe mungesën e opozitës në garë, duke e cilësuar situatën si absurde.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai tha se opozita është përfshirë në një logjikë justifikimesh dhe alibish për humbjet, në vend që të ofrojë alternativa.

“PD ishte fshehur diku nën pantallonat e dikujt që konsiderohej si i pavarur. Nuk kishte zgjedhje pluraliste, partia kryesore e opozitës refuzon të hyjë në garë. A ka absurditet më të jashtëzakonshme? U bënë disa zgjedhje që opozita nuk mendon se çfarë rezultati të marrë por mendon alibinë se pse po humbet. Qeverisja e opozitës nga një grusht që nuk shpërbehet dot me mjete demokratike, këtë ka kërkuar zgjedhësi. Kambanat bien vetëm për qytetarin shqiptarë, njëra është me rezolucion dhe e dyta ka të bëjë me evolucion. Shqipëria ka nevojë qoftë edhe për një njeri të vetëm që t’i jap drejtim vednin dhe sot unë nuk e di kush është ai emër”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›