E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tribute e tatuazheve

Sportiste kengetare aktore dhe shume e shume njerez krejt te zakonshem. Tatuazhi eshte gjeja qe i bashkon por edhe i ndan sepse mesazhet jane te ndryshme. Tatuazhi eshte ne fund te fundit edhe nje forme komunikimi shprehje e emocioneve te brendshme ceshtje mode dhe tendence ose edhe thjesht ekzibicionizem. Por ajo cka te gjithe duhet qe te kene parasysh kur i hyjne kesaj bote shkronjash eshte fakti se shume tatuazhe mund te bejne qe te humbase mesazhi thelbesorhellip

Ata qe nuk kane nje tatuazh nuk mund te quhen njerez. Te pakten keshtu mendonin maoret qe kane qene nder popujt qe i kane preferuar me shume se askush tjeter ne bote tatuazhet dhe vizatimet e trupit. Keta indiane qe jetojne ne Brazilin Qendror qe jane bere te famshem nga antropologu i madh Claude Levi-Strauss u ngjajne letrave te lojes ne librin Liza ne boten e cudirave. Vizatimet qe u bejne trupave te tyre jane te shumellojshme dhe me nje fantazi te jashtezakonshme qe flet per nje bote shume te bukur estetike dhe jo vetem. Arabeskat mbulohen me figura gjeometrike me spirale me labirinthe here simetrike dhe here asimetrike. Per keta njerez si dhe per shume te tjere ne bote trupi shnderrohet ne nje kanavace qe duhet mbuluar me vepra arti ose me mire nje veper arti te ciles i shtohen edhe vepra te tjera. Dhe tatuazhi per keta njerez ne fakt eshte shume me teper nje grumbullim ngjyrash dhe figurash. Ai eshte shprehje e gjendjes shoqerore e statusit e grades dhe e nje rangu te caktuar qe shfaqet pikerisht permes llojit te tatuazhit. Nje person pa tatuazh ne kete lloj popullsie thjesht nuk ekziston sepse eshte thjesht nje trup pa vlere qe nuk tregon asgje. Vetem te shemtuarit te marret dhe kafshet e mbajne trupin te paster. Te tjeret per tu cilesuar dhe konsideruar si qenie te denja njerezore duhet qe ta shnderrojne patjeter trupin ne nje ekspozite. Permes tatuazheve tona unazave qe vendosim ne hunde dhe cdo gjeje tjeter qe vendosim ne trup komunikojme shume gjera dhe mbi te gjitha kjo mani eshte nje deshire per tu diferencuar nga masa dhe per tu identifikuar. Keto fjale i thote nje vajze qe eshte shume e dhene pas tatuazheve dhe piercingut. Per te tatuazhi eshte si nje certifikate e perhershme per te prezantuar veten dhe ate qe ti je. Ne nje fare menyre per te pasionuarit pas tatuazheve trupi ne formen ngjyren dhe pastertine e tij nuk eshte i mjaftueshem per tu identifikuar ne nje mase te madhe njerezish. Per kete duhen tatuazhet dhe shenjat e vecanta. Te pakten kjo eshte filozofia e pergjithshme dhe globale e tatuazheve. Ne njefare menyre nuk eshte aspak e ndryshme nga filozofia tribale e fiseve te siperpermendura. Te dyja keto kultura njera ne thellesite e xhungles braziliane e tjera ne driten e diellit te Perendimit kane te bejne me masat shprehese te personalitetit njerezor dhe deshires per tu identifikuar. Behet fjale per identitetin personal dhe ate kolektiv. Te flasesh per tatuazhin dhe perdorimin e tij eshte si te flasesh per dicka qe nuk ka kohe te cilen nuk mund ta ndash ne epoka apo ne perkatesi. Tatuazhi ka qene eshte dhe do te jete per sa kohe qe njerezit do te duan qe te identifikohen permes lekures se tyre kete here te ndryshuar dhe te shnderruar ne nje licence te asaj cka ata jane.

Tatuazhet ne fakt kane nje gjuhe te tyren te simbolikave. Jane figura numra germa dhe shenja qe kane domethenie te caktuara. Ato njihen mire nga populli i tatuazheve dhe perdoren pikerisht per kete domethenie qe kane qe e kupton ne radhe te pare ai qe e ka ne trup dhe pastaj edhe ata qe ia shohin dhe ia marrin mesazhin. Kemi pare pareshtur flutura dragonj lule spiranca femra lakuriq neper shpatullat e beshme te meshkujve por edhe detaje shume te vogla germash te gjuheve te vdekura copeza gjeometrike apo edhe tatuazhe qe jane shume masive madje nga ato qe e mbulojne te gjithe nje trup njerezor. Shpesh tatuazhet preferohen njengjyresh sepse ne kete menyre syri perqendrohet te mesazhi qe shpreh tatuazhi dhe jo tek ana e tij artistike. Ndersa kur duam qe bukuria e tij te jete primare atehere tatuazhi shnderrohet ne nje veper te vertete arti ne nje pikture me ngjyra qe shkelqen dhe qe na identifikon me shume me nje kanavace njerezore sesa me nje njeri me lekure te bute dhe te brishte. Ne momentin kur veme tatuazhe te tilla vertet qe kemi fituar nje identitet te ri por kemi humbur ama nje pjese te mire te atij identiteti me te cilin kemi lindur dhe te cilin ne nje menyre apo nje tjeter kemi vendosur qe ta ndryshojme apo ti mbiveshim nje tjeter lekure.

Tatuazhi kombinohet shume shpesh edhe me shpimet e lekures ne te gjitha pjeset e saj madje edhe ne ato intime. Kur kemi nje kombinim te tille mund ta konsiderojme mbajtesin e kesaj teresie ngjyrash formash dhe shpimesh nje veper arti te ekspozuar false. Ata qe nuk e kane kete mani tatuazhesh pyesin veten cte jete valle nje mani e tille Deshire per ekzibicionizem mani semundje vanitet Mund te jete secila nga keto te gjitha se bashku ose shume me teper se kaq. Sikurse u tha me siper behet fjale per nje fenomen te lashte ndoshta sa bota apo sa deshira e njerezve per tu shprehur e ndoshta me te lashte se vete fjala dhe forma te tjera te shprehuri. Ai eshte mbi te gjitha nje fenomen universal dhe mbi te gjitha kohet e fundit ka pasur nje rikthim shume te madh dhe prepotent qe nuk ka te beje me kohe apo kultura te posacme por me faktin se zgjidhet nga te gjithe si nje mjet komunikimi. Lekura thote shume mire se cilet jemi. Kur Qesari pushtoi Britanine e Madhe u befasua shume nga pamja e luftetareve vendas qe ishin te pikturuar ne trupat e tyre me nje ngjyre te kalter e cila i trembte dhe i frikesonte armiqte. Ndersa skocezet gjithashtu e kane pasur shume te perhapur pikturimin e trupit te tyre dhe jo vetem per te trembur armiqte por per tia shtuar vleren. Tatuazhi per disa eshte si nje medalje vetem se jo me nje medalje mbi copen e veshjes por ne menyre te drejtperdrejte mbi lekure. Ideja eshte kjo se sa me i rendesishem eshte njeriu aq me shume informacione dhe shenja duhet qe te arkivoje trupi i tij. Keshtu shume tatuazhe dhe shenja te maoreve ishin shenja qe tregonin per lavdite e jetes se personit qe i mbante. Ndersa ne Afrike ne disa zona te vetmit te cilet nuk kishin te drejte qe te benin tatuazhe te trupat e tyre ishin nje kategori e vecante sklleverish qe ne fakt identifikoheshin me kafshet dhe jo me qeniet humane.

Nese ishe pa asnje shkalle shoqerore nuk meritoje asnje lloj tatuazhi ne trupin tend. Dhe ne fakt gjithe ata njerez sot ne Perendim qe bejne shume tatuazhe ne trupin e tyre e bejne nje gje te tille per tu identifikuar per te rrefyer historine e tyre ne nje menyre artistike dhe te pare nga te gjithe. Ne kete menyre pjesa me e dukshme e jona shnderrohet edhe ajo qe jep mesazhin me te pare te te tjeret. Duket sikur thelbi yne eshte pikerisht tek ato emblema shpesh me kuptim e shpesh pa kuptim qe kemi ne lekure. Ka nje dallim te madh perdorimi i tatuazhit ne shoqeri dhe jeta e atyre ne shoqerine moderne. Dikur madje edhe aktualisht ne disa fise ai shkon paralelisht me shkallen dhe me seren e personit pra eshte i rendesishem sa nje grade varese e cmuar apo nje unaze. Ndersa ne shoqerite moderne ai sherben vetem si mjet per te komunikuar per tu shprehur me gjuhen e simboleve qe shpesh flet shume me teper per ne se gjuha e fjaleve.

Edhe nje fakt tjeter per tatuazhin. Per sa i perket botes moderne ky fenomen perqafohet me shume nga te rinjte. Dhe ne kete pike kemi te bejme me nje tendence te mirefillte qe shpreh jo vetem deshiren per te komunikuar por edhe deshiren per te qene modern dhe per tu lidhur me boten. Dhe kjo nuk vlen vetem per kete kohe por edhe per kohet e meparshme. Shpesh ne rini edhe prinderit tane kane bere tatuazhe per te cilat me vone jane penduar dhe jane perpjekur ne njefare menyre ti mbulojne apo ti heqin. Por deri pak kohe me pare nje tatuazh ka qene pergjithmone ndersa aktualisht tani ai nese eshte i vogel mund te hiqet serish me te njejtin mjet qe eshte bere dhe mbi te gjitha duke mos te te lene asnje gjurme.

Ne kushte te tilla mund te besh tatuazhe ne rini per gjera qe mendon ne ate moshe se do te jene te pavdekshme dhe me pas ti heqesh ne nje moshe me te madhe kur te kesh kuptuar nje nga mesimet e jetes se asgje nuk eshte e perjetshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›