Mediu Asnje pike uji sduhet te derdhet ne mjedis pa u trajtuar

Tirane 9 nentor NOA - Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu mori sot pjese ne konferencen Investimet per Trajtimin e Ujerave te Ndotura ne Zonat Bregdetare
te organizuar nga Dhoma e Tregetise Italiane dhe Ambasada Italiane ku theksoi se pastertia e ujerave bregdetare por edhe ruajtja e mjedisit ne pergjithesi jane nder prioritete te kesaj qeverisje.
Sipas tij kjo eshte e lidhur me faktin se tashme Shqiperia e ka percaktuar qarte profilin e saj turistik si dhe po perballet me nje fluks turistesh gjithnje ne rritje.
Ne fjalen e tij ministri Mediu u shpreh se per te realizuar keto qellime ministria e Mjedisit ka perafruar ne menyre te plote direktiven e Bashkimit Evropian per mbetjet qe perfshin dhe ujerat e ndotura.
Por ne kete kontekst ministri Mediu nenvizoi se MMPAU nuk mund te veproje e vetme pa pasur ketu edhe ndihmen e pushtetit lokal gjithashtu edhe perkrahjen e qytetareve.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33973-mediu-asnje-pike-uji-sduhet-te-derdhet-ne-mjedis-pa-u-trajtuartitleMediu Asnje pike uji sduhet te derdhet ne mjedis pa u trajtuartheme blue nickagjencianoa