E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grushti i padukshem

1. Permasa sociale e FMN-se

Dora e padukshme nuk duhet te shnderrohet ne nje grusht te padukshem Kete paralajmerim nuk e ben nje socialdemokrat as nje sindikalist as nje perfaqesues i ILO-s Organizates Nderkombetare te Punes sic mund te na shkoje mendja instinktivisht. Eumlshte vete drejtori i menaxhimit te Fondit Monetar Nderkombetar Dominique Strauss-Kahn ne nje analize te parapakditesh te krizes globale dhe reflektimeve per parandalimin e krizave te tjera. http//www.imf.org/external/np/ speeches/2010/110110.htm. Ky paralajmerim qe mund te konsiderohet si nje permase e re e FMN-se deshmon edhe njehere per inteligjencen me te cilen duhet trajtuar sinergjia midis rritjes ekonomike dhe punesimit ne kushtet e globalizimit te sotem. Sentenca e Kahn vjen pak kohe pasi juria e Nobelit kurorezoi me kete cmim per vitin 2010 tri ekonomiste por per nje problem jo thjesht ekonomik por social. Pikerisht per permasen sociale te rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve te reja te punes. Nderkohe fuqizimi i permases sociale te veprimtarise se Bankes Boterore eshte tashme nje fakt i njohur. Njerezit ne plan te pare dhe Nje bote pa te varfer jane tashme dy nder sloganet me te njohura dhe aktuale te saj. Ne kete kontekst eshte e nevojshme te rivizitohen edhe politikat ekonomike dhe politikat sociale ne Shqiperi dhe orientimi i zhvillimit te vendit drejt nje modeli qe nuk riciklon problemet sociale por krijon me shume vende pune dhe ul varferine jo si rezultat i rritjes se pensioneve dhe kapitaleve te emigracionit por i punesimit te njerezve. Sinergjia midis rritjes ekonomike dhe punesimit thene ndryshe midis mireqenies njerezore dhe stabilitetit ekonomik duhet te jete nje nder tiparet themelore te modelit te ri ekonomik te cilin vendi po e kerkon prej disa vitesh.

2. Tri prirje te modelit tradicional te rritjes ekonomike

Modeli tradicional i rritjes ekonomike ne nivel global po vertetohet se ishte i pabalancuar dhe i paqendrueshem. Ky model eshte karakterizuar nga rritja e ekzagjeruar e peshes dhe rolit te sektorit financiar rritja e borxheve dhe shperndarja e pabarabarte e pasurise. Te treja prirjet jane konstatuar edhe ne Shqiperi. Per prirjen e pare mund te themi se po verehet nje kujdes i ekzagjeruar i bankave per te siguruar qendrueshmeri brenda sistemit por duke iu larguar kontributit te tyre ne sherbim te ekonomise reale. Sistemi financiar nenvizon Kahn i cili ka qene ne epiqender te krizes duhet ti largohet kultures se riskut dhe papergjegjshmerise duke u vene ne funksion te zhvillimit ekonomik dhe social. Nderkohe permasat e borxhit publik jane nje teme e dites ne Shqiperi. Zhvillimet globale kane prodhuar gjithashtu nje hendek ne rritje midis enklavave te pasurise dhe te varferise si ne kontekstet lokale ashtu edhe midis rajoneve e vendeve te ndryshme te botes. Nder pasojat me te dukshme te asimetrise ne zhvillimin ekonomik dhe social eshte rritja e shpejte e papunesise. Vetem dy-tri vitet e fundit ne nivel global dolen nga tregu i punes rreth 30 milione persona. Ky hendek po demton fabriken sociale te shoqerise duke krijuar jo vetem enklava te reja varferie por edhe paqendrueshmeri ekonomike dhe sociale tensione konflikte e ne mjaft raste edhe luftera. Nuk eshte i panjohur fakti qe mjaft prej konflikteve te sotme rajonale te cilat shfaqen me nje permbajtje ne dukje etnike fetare raciale territoriale apo detare kane nje thelb ekonomik qe konsiston ne luften per akses dhe shfrytezim te burimeve materiale natyrore dhe njerezore.

3. Mesimet per Shqiperine

Edhe ne Shqiperi me gjithe entuziazmin e shtirur per shkak te te ashtuquajturit imunitet ndaj pasojave te krizes vitin e kaluar u konstatua te pakten sipas burimeve zyrtare nje rritje e papunesise mbi 1 per qind. Sic shihet edhe nga grafiku i meposhtem ne fund te vitit 2009 rezultonin te regjistruar si punekerkues te papune rreth 144766 ose 3000 persona me shume se ne vitin 2008. Gjate vitit 2009 dolen nga tregu i punes ose nga programet e mbrojtjes sociale rreth 35 mije persona nderkohe qe ne treg hyne me pak se 13 mije te punesuar te rinj. http//www.kerkojpune.gov.al

4. Dinamika e rritjes se papunesise 2009

Fjala eshte per te papunet e regjistruar. Por nese mbajme parasysh vleresimin e analizes se forcave te punes te INSTAT-it http//www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/Rezultate20AFP202009.pdf sipas se ciles rruga kryesore e kerkimit te punes per te papunet shqiptare nuk eshte nepermjet sherbimeve publike te punesimit por nepermjet rrugeve te tjera mund te hipotezohet si nje nivel me i larte i papunesise ashtu edhe nje rritje me e ndjeshme e saj gjate viteve te fundit. Edhe pse analizat mbi matjen e pasojave te papunesise ne gjendjen e popullsise mungojne mund te themi se keto pasoja jane te ndjeshme ne shendetin e popullsise arsimimin e brezit te ri nivelin dhe treguesit e vdekshmerise besimin ndaj institucioneve dhe ndaj vete demokracise. Treguesit e larte te papunesise rinore gati sa dyfishi i nivelit zyrtar te papunesise deshmojne se vendi rrezikohet nga prirja e socializimit te nje brezi te ri jashte tregut te punes dhe institucioneve te shoqerise. Prandaj Kahn nenvizon me te drejte se nuk na duhet thjesht rritje ekonomike por rritje qe krijon vende pune. Dhe jo thjesht vende te reja pune por pune te denje per te gjithe.

Vendi yne ben pjese ne grupin e vendeve ne zhvillim me nivel te larte te Indeksit te Zhvillimit Njerezor. Ne vitin 2009 Shqiperia renditej ne vendin e 70-te me IZHNJ rreth 0818. Nderkohe brenda gati dy dekadash Shqiperia po arrin nje koeficient pabarazie te krahasueshem me koeficientin e BE-se koeficienti Gini ne Shqiperi eshte rreth 27 krahasuar me 31 qe eshte ky tregues per Bashkimin Europian. Hendeku midis treguesve te zhvillimit njerezor dhe pabarazise duhet te perbeje nje preokupim per vendimmarresit e ketij vendi nese mbajme parasysh maksimen e Adam Smith se shperndarja e keqe e pasurise mund te minoje sistemin e tregut te lire. Per me teper qe kete sinjal nuk e japin organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut por njeri prej drejtuesve me te larte te FMN-se.

Nderkohe legjislacioni themelor i punes siguron nje mbrojtje te paharmonizuar midis atyre qe jane dhe atyre qe tentojne te hyjne ne tregun e punes si edhe nje mbrojtje jo shume eficiente ne sigurine kushtet dhe shendetin ne pune. Nje projekt i financuar nga Banka Boterore realizuar nga Instituti per Rinovimin e Politikave Sociale dhe Shoqata per Integrimin e Grave Tekstiliste gjate vitit 2010 tregoi se grupet e punetoreve te industrive sidomos asaj tekstile dhe te kepuceve dhe ne vecanti grate dhe vajzat nuk kane as informacionin dhe as aksesin e duhur ne ceshtjet e sigurise ne pune. Nderkohe veprimtaria sindikaliste edhe pse e dobet ka fituar tiparet e nje klubi ne te cilin ata qe jane brenda pengojne hyrjen e anetareve te rinj nga jashte. Duke njohur kete prirje te njohur te veprimtarise sindikaliste legjislacioni kombetar i punes duhet te krijoje incentiva ligjore financiare dhe fiskale si per mbrojtjen e sigurine ne pune ashtu edhe per nxitjen e hyrjes ne treg te punetoreve te rinj nga jashte tregut. Te cilet duke qene me te arsimuar dhe me te rinj vuajne me shume pasojat e grushtit te padukshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›