E Diel, 1 Nëntor 2026

Trikalla, trazira në burg, arratisen disa të burgosur, plagosen 2 roje

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Disa prej tyre janë shqiptarë GREQI - Dy gardianë të burgut të Trikallës në Greqi janë plagosur gjatë natës së mbrëmshme, kur një numër shumë i madh të burgosurish, kanë tentuar të arratisen nga ky burg, ndërsa disa prej tyre ia kanë arritur qëllimit.

Sipas informatave, rreth dhjetë të burgosur, nga të cilët mendohet se 5-6 janë shqiptarë kanë prerë kangjellat e qelive dhe pasi kanë hipur në tarracë kanë filluar të shtijnë me armë zjarri kundër rojeve.

Në të njëjtën kohë nga jashtë burgut, ku ndodheshin dy makina, kanë filluar të shtënat kundër gardianëve, por mësohet se të shtëna janë dëgjuar edhe nga brenda ambienteve të burgut.

Sipas burimeve nga policia, kanë tentuar të arratisen të burgosur shqiptarë, ndërkohë që disa ia kanë arritur qëllimit, por ende nuk dihet numri i saktë, pasi në këto momente po bëhet numërimi i të burgosurve.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në burg herët në mëngjes për të rivendosur rregullin, ndërkohë kanë arrestuar disa të burgosur të arratisur nga burgu gjatë natës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›