Preu damaret tentoi te vetevritej ne paraburgim

Një i burgosur në dhomat e para burgimit në Kukës ka tentuar që t’i japë fund jetës duke prerë damarët. Familja e të ndaluarit pas dhunës sistematike të ushtruar prej tij, kishte bërë denoncimin në polici dhe gjykata e Kukësit kishte nxjerrë urdhër mbrojtje për famijlen, por mbëemjen e djeshme B.Çaushi ka shkuar sërish pranë familjes së tij dhe ka ushtruar dhunë. Pas njoftimit të policisë Çaushi është shoqëruar në ambientet e paraburgimit, ku edhe ka kryer tentativën për vetëvrasje. Aktualisht ai ndodhet nën kontrollin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.