E Diel, 1 Nëntor 2026

Tripletë e Adrianos, Flamengo në parajsë

Ish-sulmuesi i Interit shkurtoi diferencën e golave në 2-1 pasi shndërroi në gol një penallti në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Flamengos shënojnë dy herë me anë të Vagner Love, ish-sulmuesit të CSKA-së së Moskës  (2-3) dhe më pas Kleberson barazoi shifrat.Dhjetë minuta para fundit Adriano kalon në epërsi ekipin e tij dhe menjëherë më pas thellon diferencën në 5-3, duke realizuar golin e tretë personal në këtë ndeshje. Menjëherë pas përfundimit të sfidës “Perandori” është shprehur i kënaqur nga loja me Vagner Love: “Së bashku do të shkojmë në Botëror”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›