E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrëzon ligjin e “Dosjeve”, reagon PS

Megjithëse vendimi është marrë kohë më parë, ai është bërë publike ditët e fundit, por nuk është zbardhur plotësisht vendimi. Ligji në fjalë u rrëzua edhe nga Komisioni i Venecias, i cili e vlerësoi si antikushtetuese. "Komisioni i Venecias, në reflektim të pesë pyetjeve për të cilat gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka kërkuar sqarime, ka marrë në konsideratë të veçantë dy veçori të ligjit të lustracionit: e para, faktin që ai po adaptohet afërsisht 20 vjet pas përfundimit të regjimit komunist për shkak se përpjekjet e mëparshme për të kryer këtë proces, janë stopuar gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese apo – pas një periudhe të shkurtër të aplikimit të ligjit – nga një qeveri e re”, thuhet në vendimin e Komisionit të Venencias. Për këtë vendim, ka reaguar edhe Partia Socialiste, duke e vlerësuar si goditje për qeverinë.  “Sot, në më pak se një javë, Sali Berisha shënoi një tjetër rekord të turpshëm në historinë e demokracisë shqiptare, një rekord të denjë për një vend si Venezuela, por jo për Shqipërinë që kërkon të integrohet në Evropë. Sot Gjykata Kushtetuese certifikoi atentatin e 17 të Sali Berishës ndaj Kushtetutës duke hedhur poshtë në unanimitet ligjin për pastërtinë e figurave, një ligj ky i kundërshtuar jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Këshilli i Evropës”, tha dje deputetja Shegush Ligori. Ajo shtoi se dosjet duhet të hapen, por përmes një ligji të ri për të cilin Partia Socialiste është e gatshme të japë kontributin e saj.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›