Tripoli: Forcat e sigurisë shpërndan protestën kundër Gadafit

Qindra kundërshtarë të liderit të Libisë, Muamer Gadafi, janë mbledhur sot në kryeqytetin Tripoli, pasi në Faljet e Xhumasë u kërkua largimi i tij.
Njerëzit i mbushën rrugët pasi u falën në lagjen Tajoura të Tropolit duke brohoritur parulla kundër Gadafit.
Nderkaq raportohet se forcat e sigurisë janë futur brenda dhe kanë hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë masën.
Masa ishte rigrupuar, por forcat e sigurisë kishin shtënë, duke i shpërndarë protestuesit.
Para protestave, forcat lojale ndaj Gadafit kishin krijuar pika të kontrollit në lagjet periferike.