E Diel, 1 Nëntor 2026

Sorensen zotohet për perspektivën evropiane të Maqedonisë

Ambasadori evropian Piter Sorensen sot i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Gjorgje Ivanov, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Maqedoni.
Ai në fjalimin e tij në presidencë premtoi se personalisht do të investojë të gjitha përpjekjet e tij për realizimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë.
 

Sipas tij, përkrahja e gjerë e qytetarëve të Maqedonisë për integrimin e vendit në BE është një përparësi e madhe në procesin evrointegrues dhe se ky disponim do të bëjë punën e tij më të vlerësuar.
 

Presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia pret që me rastin e shënimit të 20 vjetorit të pavarësisë dhe 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, të nisë bisedimet për anëtarësim me BE-në.
 

Piter Sorensen vjen në detyrën e ambasadorit të BE-së në Maqedoni në vend të diplomatit të deritanishëm skocez Ervan Fuere. Diplomati danez 44 vjeçar njihet për një karrierë diplomatike me pjesëmarrjen në misionet e BE-së në Beograd dhe Prishtinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›