E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripoli, lirohen gazetarët në hotelin Rixos

Dhjetra gazetarëve ndërkombëtarë të bllokuar në një nga hotelet luksoze të Tripolit prej pesë ditësh, janë lënë të lirë, duke i dhënë fund asaj që së fundi mediat ndërkombëtare po e komentonin si një situatë pengmarrje.

Korrespondenti CNN-it, Matthew Chance i cili qëndroi në hotel, e quajti makth dhe frikë atë që po përjetonte ndërsa raportoi nga hoteli Rixos.

Ai tha se gazetarët ishin mbajtur “nga persona të armatosur si të çmendur te cilet valëvitnin flamujt e Gadafit, duke tundur armë automatike.

Të gjithë gazetarët janë të lirë dhe askush nuk u plagos, raportoi ai.

Gazetarët janë larguar me katër makina të vendosura nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›