E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritan Shehu: Mitrovica, imazh i keq i Beogradit

Ish- ministri i jashtem shqiptar, deputeti Tritan Shehu i vlereson zhvillimet ne veriun e Mitrovices si nje imazh te keq per Serbine. Sipas tij keto zgjedhje jane nje konsolidim i demokracise ne Kosove.

“Në veri ka qenë një situatë negative e stimuluar disa herë nga zëra nga Beogradi, madje fatkeqësisht edhe zëra zyrtarë të cilat janë në kundërshtim me konceptet europeiste të BE. Unë mendoj se nuk I bëjnë mirë Serbisë vetë, imazhit të Serbisë, rrugës së saj drejt BE. Në rradhë të parë nuk dëmtojnë KOsovën, por imazhin e vetë Serbisë, gjë që realisht ne nuk e duam sepse ne duam një Ballkan të integruar që të zhvillohte frontalisht në hapësirën e BE. Jam I bindur që do të eci normalisht deri në fund ky process. Do jetë një process që do të transmetojë një imazh pozitiv për Kosovën dhe kjo është mjaft e rëndësishme për Kosovën e këtyre viteve, për Kosovën e re, Kosovën- shtet, Kosovën që aspiron shumë në hapësirën europiane dhe zhvillimin e saj të brendshëm. Pra imazhi I deritanishëm I gjithë fushatës elektorale ka qenë imazhi I një fushate elektorale civile, të emancipuar” tha Shehu. Azhornuar së fundi ( e diel , 12 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›