Afganistan, trupat britanike tërhiqen në 2011

Trupat britanike mund të fillojnë largimin nga Afganistani nga viti tjetër, tha kryeministri Dejvid Kamerun. Ai i bëri komentet gjatë vizitës surprizë që i ka bërë sot bazës ushtarake britanike, Kampi Bastion në Afganistan. Në kuadër të forcës shumëkombëshe veprojnë 9500 trupa britanike.
Shumica e tyre janë në provincën e Helmandit, një nga bazat e talibanëve. Vizita e beftë e kryeministrit Britanik vjen pasi Uikiliks publikoi kablograma ku autoritetet amerikane e afgane shpreheshin të pakënaqura nga performance e trupave britanike. Në takimin e tij me trupat ai i hodhi poshtë vlerësime të tilla.
Delina Bitraku