E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritan Shehu:PD-ja nuk dëmtohet nga partiza

Partizat e reja në të djathtën shqiptare nuk prekin forcën më të madhe politike në vend, Partinë Demokratike. Duke komentuar krijimin e një partie të re brenda marsit, e cilësuar si partia e Bamir Topi, deputeti Tritan Shehu shprehet i sigurt se asnjë pol i djathtë nuk do të pengojë fitoren e sigurt të demokratëve në 2013-ën.
 

“Partia Demokratike është liderja e së djathës shqiptare, është forca kryesore politike në Shqipëri, është ajo që krijoi bazat e së djathtës në Shqipëri dhe forcën e saj nuk e bazon në ekzistencën e partizave të tjera. Ajo nuk preket nga shtimi ose pakësimi i partive të tjera” ka theksuar Shehu.
Por si e komenton largimin nga radhët e demokratëve të Gazmend Oketës kolegu tij, Shehu. “Ishte një vendim personal dhe i gabuar, është demonstrim i demokracisë individuale” theksoi Shehu
 

Pas konfirmimit se partia e re e së djathtës për të cilën ka më shumë se një vit që po punohet do të bëhet publike në muajin mars eksponentë të së djathtës kanë deklaruar se partia e Bamir Topit nuk përbën asnjë kërcënim për PD-në e edhe pse pjesë e saj do të jenë figura të cilat kanë mbajtur pozicione të larta pranë selisë blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›