Kapen 140 kg marijuanë, 2 në pranga, 4 në kërkim
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm rreth 140 kg lëndë narkotike e tipit, marijuanë, dhe katër 4 armë zjarri ( 2 Kallashnikovë dhe 2 Pistoleta). Dy shtetas janë vënë në pranga, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit, Arben Ahmeti , i datëlindjes 1965, lindur dhe banues në Delvinë , i armatosur me armë zjarri Pistoletë , i dënuar më parë me 9 vite burg në Greqi për trafik të lëndëve narkotike .Pjesëtar i grupit pritës të lëndës narkotike që lëviznin me automjetin tip Isuzu, dhe Dhimitraq Rrapushi , i datëlindjes 1975, lindur dhe banues në Delvinë , i armatosur me armë zjarri Kallashnikov , pjestar i grupit që transportonte lëndën narkotike me kafshë dore.
Policia e Gjirokastrës, njofton se kishte marrë informacion se mbi fshatin Lazarat tre shtetas po transportonin me kafshë dore (mushka), një sasi të konsiderushme lënde narkotike, nga fshati në drejtim të antenave të malit Sopot, më pas Delvinë -Sarandë dhe me destinacion përfundimtar Greqinë.
Policia njofton gjithashtu, se ka shkëmbyer zjarr me poseduesit e narkotikëve për rreth 20 minuta, ku kanë mundur të largohen edhe katër shtetasit, tashmë të shpallur në kërkim.
Në kërkim janë shpallur këta shtetas; SH.H , i datëlindjes i datëlindes 1978, , S.M, i datëlindjes 1990, K.L, i datëlindjes 1989 , A.P, i datëlindjes 1986, të gjithë të lindur dhe banues në Delvinë.
Policia e Gjirokastrës tha se po punohet në bashkëpunim me policinë e Delvinës për të bërë të mundur arrestimin e këtyre personave.