Tritol banesës së shefit të krimeve në Berat, dyshohet për shkak të detyrës

Sulmi me eksploziv. Shpëton familja e Përparim Dyrmit
Një shpërthim i fortë ka ndodhur mesnatën e premte në shtëpinë e Shefit të Krimeve në qytetin e Beratit. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ky incident, përveçse disa dëmtimeve të vogla materiale në banesën e zyrtarit lokal të policisë. Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ka qenë e llojit tritol dhe është hedhur në tarracën e banesës së shefit të krimeve në qytetin e Beratit, Përparim Dyrmi. Në momentin e shpërthimit, familja e tij po flinte dhe lënda shpërthyese nuk arriti të lëndojë asnjërin prej tyre.
Policia ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje, ku është marrë me kqyrjen e të gjitha provave materiale të mundshme dhe mbledhjen e dëshmive përkatëse mbi ngjarjen,e cila tronditi qytetin e Beratit në mesnatën e së premtes.
Ngjarja
Rreth orës 12:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen Uznovë, një shpërthim i fuqishëm ka zgjuar të tmerruar nga gjumi shefin e policisë, Përparim Dyrmo dhe tre pjesëtarët e tjerë të familjes, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Burimet policore që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe që i referohen lajmit thanë për gazetën se rreth orës 12:30 janë lajmëruar nga vetë shefi i policisë, Dyrmo për ngjarjen e ndodhur në mesnatë. Forca të shumta policie si dhe ekspertët e saj kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedura ligjore për këqyrjen dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Sipas të njëjtave burime, shpërthimi ka ndodhur në tarracën e banesës së Dyrmos, në dhomën e pritjes, në pjesën lindore ku dhe ka bërë një vrimë rreth 50 cm si dhe ka dëmtuar edhe disa pajisje dhe ka thyer disa xhama dritaresh. Burime nga ekspertët e policisë që po hetojnë në vendin e ngjarjes thanë se lënda plasëse është e llojit tritol dhe se sasia e përdorur për shpërthim mendohet të keq qenë rreth 200 gramë. I pyetur nga gazeta shefi i policis ka thënë se "si person nuk kam asnjë konflikt me asnjë banor të qytetit, ndërsa për vetë natyrën e punës mundet të jetë dhe një e tillë. Në konferencën për shtyp, drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit, Benard Caushi pohoi se tritoli që është i pari i këtij lloji pas vitit 1997 për punonjësit blu për shkak të detyrës dyshohet se është vendosur nga persona që janë të implikuar në krime të tilla apo që dyshohet për veprime të tilla. "Dua të përmend se hedhja e tritolit mund të ketë si arsye të veçantë edhe hetimin që kemi filluar për dhjetëra dosje të vjetra dhe që ditët e fundit kemi vënë nën hetim edhe disa persona. E them këtë për arsye se shefi i krimeve, Përpasim Dyrmo është një nga shefat e krimeve që ka pasur rezultat në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe se në grupin e ngritur për hetimet e zbardhjen e dosjeve të vjetra, shefi i krimit, Dyrmo është pjesa më aktive e këtij grupi", u shpreh ai. sipas burimeve të policisë lokale, dëmet në banesë janë të konsiderueshme, ndërsa fati ka shpëtuar familjarët e shefit të krimeve, pasi në momentin e shpërthimit banorët ishin brenda në banesë në gjumë.
Dyrmo: Me dosjet vjetra kam goditur "thembrën" e Akilit
Shefi i krimeve në Berat, Përparim Dyrmo ka pohuar pranë ekspertëve policorë se nuk ka asnjë konflikt personal apo familjar, por që sipas tij, gjithçka ka lidhje vetëm me detyrën që kryen. Ndërkaq, ai i ka kërkuar grupit të ekspertëve zbardhjen e këtij krimi të shëmtuar, që për fatin e tij dhe të familjes i shpëtoi për mrekulli vdekjes. Më poshtë mësohet se cilat janë dyshimet e Përparim Dyrmos në këtë ngjarje.
Megjithëse ngjarja është tepër e rëndë, ju lutem dy fjalë për ngjarjen?
Nuk di se çfarë të them, por shpërthimi ishte i tmerrshëm dhe shokues. Menjëherë mendja më shkoi tek fëmijët dhe ashtu me rrobat e gjumit u gjenda në korridor, ndërsa dëgjova zëra, babi, babi, babi. U tmerrova se thashë se u kishte ndodhur gjë fëmijëve, por fati na shpëtoi ata dhe ne së bashku. Kur mësova se nuk u kishte ndodhur gjë fëmijëve e mblodha disi vetën dhe kërkova telefonin që nuk po e gjeja dot për momentin. Ashtu i shashtisur mora në telefon policinë dhe menjëherë pranë familjes time erdhën shumë policë. Të them të drejtën e përjetova kaq keq shpërthimin sa m'u duk se humba gjithçka që deri dje e kisha vënë me mund dhe me djersë.
Sipas jush, cili është shkaku i vënies së tritolit pranë banesës tuaj?
Nuk di se çfarë të them, por një gjë është e sigurt, që unë nuk kam asnjë konflikt personal me asnjë qytetar qoftë ky dhe i thjesht. Në të gjithë punën time unë jam munduar që jem korrekt, kam pritur dhe përcjellë qytetarë që kanë pasur halle dhe jam munduar t'ua zgjidh brenda kornizës ligjore. Unë jam oficer karriere dhe se kam kaluar edhe vitin e mbrapsht 1997 dhe nuk më ndodhi gjë, veç pushimit që na bënë kundërshtarët politikë kur erdhën në pushtet. Më pas me sqarimin e rrethanave unë fillova punë dhe vazhdova në karrierën time në organin blu, në shërbim të ruajtjes dhe të qetësisë së banorëve në rrethin ku unë shërbej. Vitin e fundit, me një grup psecialistësh të drejtorisë së policisë kemi filluar që të vëmë në eficencën e zbulimit të krimeve të vjetra në fillim në plotësimin e dosjeve dhe të hetimit të vrasjeve të vjetra. Për vetë llojin e detyrës që kam, shefi i krimeve të komisariatit të Beratit, kam pasur të bëj me dhjetëra kime ordinere dhe të sofistikuara deri dhe tek vrasjet, por asnjëherë nuk jam ndarë keq as me viktimat në zgjidhjen e hallit të tyre dhe me keqbërësit që i kemi vënë pas hekurave të dhomave të paraburgimit. Ndaj nuk di se çfarë të them. Ndërsa më e mundshmja është se diku ndoshta nga dosjet e vjetra kam goditur në thembrën e Akilit dhe ndoshta kjo është dhe një nga arsyet.
Si i keni orientuar ekspertët e policisë për zbardhjen dhe më pas hetimin e kësaj ngjarjeje?
Sa për dijeni, asnjëherë asnjë nga shefat e policisë nuk ka mundësi të ndërhyjë në punët e ekspertizës, grupit të ekspertizës por vetëm i krijon kushtet që të punojë për zbardhjen e krimit qoftë edhe më ordinerin. Edhe në rastin tim unë them se nuk kam komunikuar në rrugë private me ta, por brenda kornizës ligjore kam dëshmuar çfarë më ka ndodhur në familje, që e theksoj edhe njëherë se fati më shpëtoi mua, fëmijët dhe të gjithë familjen.
Çfarë i kërkoni ekspertizës në këtë rast?
Asgjë më shumë se hetimin dhe zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarjeje. U kam kërkuar krerëve të drejtorisë, ndihmë për të zbardhur këtë akt të shëmtuar dhe kriminal që më ka shokuar mua dhe familjen time.
Do të vazhdoni të punoni në radhët e Policisë të Shtetit?
Deri në fund të jetës time, sa të kem frymë do ti shërbej ruajtjes dhe qetësisë në vendin e punës, kudo që të jem në radhët e organit blu. Unë edhe mund të kisha përfunduar i vrarë në këtë rast, pasi puna jonë kështu e ka. Ka shumë raste që punonjësit blu kanë lënë edhe jetën në ruajtje dhe mbrojtje të qetësisë dhe një fat i tillë për pak sa nuk më ra dhe mua. Me këtë rast dua ti mëshoj faktit se këto ngjarje nuk më demoralizojnë, përkundrazi ndonëse më trishtojnë, nga ana tjetër më japin edhe forca në luftë kundër krimit.