Pango: Skandali seksual, skemë e Top Channel në bashkëpunim me opozitën

Nuk kam bërë asgjë për tu dënuar. Edi Rama ka dalë lakuriq dhe e dënon ligji
Ish- ministri i Kulturës, Ylli Pango ka nisur mbrojtjen e tij mediatike, duke u shfajësuar pas skandalit seksual që mori dhenë në mbarë botën. I ftuar në emisionin Studio 24, Pango ka dhënë sqarime lidhur me videon që është transmetuar tre ditë më parë nga emisioni Fiks Fare. Pango ka sqaruar se videoja e transmetuara nga emisioni Fiks Fare tre ditë më parë ka qenë një kurth i mirëorganizuar dhe në tentativën e tij të parë ka dështuar në zyrë. Ky është një material, i cili ka mjaft pjesë të prera dhe do dëshiroja të ishte një material i plotë për të kuptuar situatën, është shprehur Pango. Ai vijoi se kurthet kanë nisur rreth një muaj më parë, nga dy njerëz që ai i ka pasur miq dhe në mirëbesim e kanë futur në kurth. Por skenari i kurthit, sipas Pangos, është përgatitur nga kanali televiziv Top Channel në bashkëpunim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Më tej ai ka shpjeguar dhe raportin me vajzën, duke përjashtuar kërkesën për marrëdhënie seksuale nga ana e tij. Më është kërkuar të ndihmoja vajzën për ti gjetur një punë dhe asnjëherë si kam kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të punësimit, ka shtuar Pango. I pyetur për shkarkimin e tij të bërë 4 minuta pas transmetimit të pamjeve shokuese, Pango ka reaguar duke e përshëndetur si vendim të Berishës. Lidhur me pamjet e transmetuara, Pango është shprehur, se në transmetim janë vendosur sekuenca të përzgjedhura. Sulmet me transmetimin e pamjeve ai i ka quajtur si sulme barbare, një linçim politik dhe ai ka shtuar se do të ngrejë një padi penale. Gjithashtu, ai ka shtuar se do të botojë dhe sms, të cilat janë dërguar në celularin e tij si pjesë e kurthit të ngritur nga Fiks Fare. Me këtë situatë të krijuar, këta njerëz kërkojnë të më çojnë drejt vetëvrasjes, por kjo gjë sdo të ndodhë ka shtuar Pango. Ndërsa i pyetur me të ardhmen e tij, ai ka deklaruar se shumë njerëz kërkojnë që ai të degradohet, por kjo gjë sdo të arrihet. Ndërsa për titullin profesor, ai është shprehur se këtë titull ska të drejtë tia heqë askush dhe botimet e veprat e tij do të qëndrojnë në jetë. Tre ditë më parë, emisioni Fiks Fare transmetoi një kamera të fshehtë, në të cilën shfaqej ish- ministri i kulturës Ylli Pango, duke ushtruar presion psikologjik ndaj një vajze, për ta joshur atë seksualisht kundrejt një vendi të mirë pune dhe një rroge të majme në Ministrinë e Kulturës. Kamera tronditi jo vetëm opinionin publik por edhe atë politik, kuu kërkua heqje e imunitetit. Vetëm katër minuta pas transmetimit të pamjeve, kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar menjëherë nga detyra e ministrit Ylli Pangon. Një ditë më pas edhe Presidenti Topi ka dekretuar shkarkimin.
Çfarë përshtypje ju jep materiali kur e shikoni?
Do të doja tju përgëzoja që vazhdoni me një fushatë terrori mediatik të pandërprerë të përsërisni skena për të performuar akoma më tej në mendjen e njerëzve një ngjarjeje, që nuk ka ndodhur kurrë në këtë botë dhe që është e papajtueshme me moralin e pjesës së madhe të njerëzimit. Do të ishte mirë të jepeshin disa sekuenca të tjera, ku tregohet realizimi i kurthit, se dihet që ka qenë një kurth që ka dështuar në zyrë, dhe mjaft prej pjesëve që jepen të përsëritur nga Fiksi me premtimin e gjëmave të tjera, kanë pasur brenda mjaft heqje, kombinime dhe do të jetë mirë që materiali i plotë, kur të shikohet, ku duhet të shikohet, të nxjerr në pah disa gjëra, që jam i rezervuar ti them edhe për shkak të faktit që tani do të punojë me avokatë. Është një dhunim banese, për faktin që ka pasur aparat, një vajzë që vinte me një qëllim të caktuar, ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar që ka filluar rreth një muaj më parë dhe ka pasur si synim linçimin politik nga një televizion që është i opozitës dhe ka pasur si synim të godasë forcën në pushtet nëpërmjet një ngjarjeje, e cila u tentua për një kohë shumë të gjatë të realizohej por nuk ia doli. Mungojnë pjesët e tjera në zyrë, mungojnë pjesë të telefonatave me vajzën e parë. Nuk ka asgjë për tu qortuar ku është thënë troç, që në institut do të gjeni njerëz të tjerë, ku në rastin konkret nuk u realizua qëllimi dhe u kalua në masën ekstreme me futjen e një femre në shtëpi, ka tronditur moralin e madh sepse janë zbërthyer dy mbërtheckat, të cilat nuk e mbanin dot të gjithë atë moral brenda, pra dy mbërtheckat që ishin shumë të vogla në atë çerek jeleku për tu treguar njerëzve që është sjellë një vajzë për të tunduar që ishte e njohur për mua. Kam bërë atë që, ndofta nuk mund ta bëjnë një pjesë dërrmuese e meshkujve, që shpesh herë mund të shprehen nëse një femër që vjen në shtëpi e veshur asisoj kanë qenë disa sekonda për të cilat unë jam tërhequr menjëherë, kam qenë gjakftohtë, nuk kam kërkuar kurrë seks as kundrejt punës. I kam kërkuar që nëse do të bënte një punë të tillë, që njihet në botë, duhet të ishte e guximshme, në fushën e turizmit kam futur gjëra të reja. Momenti për të cilin kam kërkuar ndjesë publikisht, ka qenë momenti i mbërtheckave, që nuk e mbajnë dot brenda atë moral që po ulërit dhe kemi katër ditë që terrorizohemi nga një pjesë e mediave të orkestruara nga opozita.
Nëse ky skenar ishte i organizuar nga opozita, si ka mundësi që kryeministri Berisha ju shkarkoi vetëm për katër minuta?
Kryeministri Berisha ka kryer një veprim të drejtë, se si veprim siç është paraqitur patjetër duhej dënuar, sepse në fund të fundit i takon një force politike në pushtet, marrë pozicionin e kryeministrit, dhe në këto kushte çfarë do lloj gjesti, qoftë edhe më vonë i interpretueshëm, duhej të dënohej dhe ai ka reaguar menjëherë dhe reagimet në raste të tilla bëhen, ka mbajtur qëndrim të drejtë. Histeria që filloi më vonë nga disa njerëz që njihen shumë të pastër në Shqipëri, përfaqësues të medias, të cilët më propozuan deri në vetëvrasje. Të dashur njerëz nuk është dhunuara asnjë femër, nuk është rrahur dhe zhveshur nudo asnjë femër, nuk ka dal në publik i zhveshur asnjë mashkull, ka një pjesë që padyshim ishte mirë të mos ishte, por që është shumë më shumë më e vogël se çmund të ndodhte pas kaq e kaq kurthesh. Ka një televizion që ka organizuar me dinakëri.
Pse ky skenar është organizuar ndaj jush?
Jam njeri shumë mirëbesues, ndër dy njerëzit kryesor që janë vënë në shërbim për të kryer këtë, që janë Filip Çakuli dhe Enkel Jopi kanë qenë të njohurit e mi edhe pse i pari është antiqeveritar, kam ruajtur njohje 30- vjeçare. Bisedoja lirisht me të jashtë politikës, ndërsa Enkel Jupin e kam pasur student në inxhinierinë mekanike dhe matematikë. Të dy këta njerëz që janë ulur me mua dhe kanë pirë kafe në mirëbesimin tim të plotë kanë kurdisur një veprim mjaft të poshtër, që e kanë dëshmi të qartë të karakterit të tyre por edhe të një personaliteti të një televizioni të tërë, që këtu gjoja merr në mbrojte një femër, që gjoj mbron moralin, që gjoja kujdeset për të, ndërkohë që merr një femër nga një provincë e largët dhe e transformon atë e rrezikon në një formë të tillë, që nuk duhet vlerësuar si kulm i gazetarisë investigative, por si kulm i poshtërsisë, sepse po sikur në atë dhomë të ishte një maniak, siç u pretendua dhe u fol shumë gjatë që nuk ka qenë e vërtetë? Është trajtuar shumë më mirë sesa gratë e dhunuara.
Duke qenë se e keni pasur mik, ju duket diçka normale që me vajzën e mikut të silleshit kodosh?
Nuk ka pasur asnjë lloj kodoshllëku. Arsyeja e vetme që kjo vajzë është mbështetur, janë prerë sekuencat kur ajo deklaron se është mikeshë e Filipit, që hipën në makinën e tij se ka besim tek ai. Pasi kjo vjen duke i dhënë dy mundësira pune që më duheshin mua, në rastin konkret ka interpretuar të gjithë dialogjet tona, ku mungojnë sekuenca të tjera. Kjo vajzë në asnjë vend nuk mund të ankohet as sesi që unë asaj i kam kërkuar ndonjë gjë. Intepretimet që janë bërë me këtë qëllim, tregojnë atë që u synua të arrihet kjo dhe nuk u arrit me gënjeshtrën e madhe që është thënë se kjo vajzë u trishtua aq shumë saqë kjo qau dhe këta hoqën dorë dhe futën vajzën e dytë në veprim. Nuk ka asnjë sekuencë të tillë.
Pse refuzuat vajzën e parë dhe pranuat të dytën?
Vajza e parë nuk