E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol makines se punonjesit te antikontrabandes

Nje sasi tritoli e vendosur poshte automjetit te nje punonjesi te antikontrabandes ka shperthyer ne oret e para te mengjesit ne rrugen Sitki Cico ne kryeqytet.

Mjeti tip benz me targat e Tiranes 9822 K eshte demtuar ne pjesen e perparme nderkohe qe sipas policise ende nuk ka ndonje piste apo persona te dyshuar te ketij atentati me lende plasese.

Automjeti deklarohet se i perket shtetasit Perparim Alla punonjes i antikontrabandes. Ai jeton ne kete lagje dhe pasi ishte kthyer ne banese e ka parkuar mjetin ne lagje. Policia tha se tritoli nuk ishte vendosur brenda mjetit por pertoke pikerisht poshte makines.

Ekspertet te cilet kane kryer verifikimet ne vendngjarje kane mbledhur provat por pavaresisht kesaj askush nuk pohoi se cilat jane dyshimet se perse ishte vendosur lenda plasese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›