DEPUTETJA E PSBurri i ministres me kercenoi me jete
REAGON AJAZI SI KAM FOLUR FARE/Deputetja e PS Ermonela Felaj ka rrefyer dje incidentin me bashkeshortin e ministres se Integrimit Majlinda Bregu ne nje restorant te Tiranes. Felaj Me kercenoi me jete me sharje dhe fyerje nga me te uletat. Me tha se burri yt do te me kete pas gjithe jeten. Deputetja socialiste ka
qene ne shoqerine e dy kolegeve te saj Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni. Reagon Namik Ajazi Isha me bashkeshorten deputetja e PS qendroi vetem 30
sekonda ne lokal nuk i fola fare. Deputetja e PS Do bej padi ne Prokurori
Sipas deputetes socialiste kercenimi me jete ndaj familjes i eshte bere per shkak te denoncimit te saj ne emer te Partise Socialiste te perfshirjes se Ajazit dhe vellait te tij ne dhjetera koncesione hidrocentralesh lokale. Kete fakt ajo
ia ka bere me dije edhe grupit te deputeteve gjate mbledhjes se djeshme.
Zonja Felaj ju keni folur sot ne mbledhjen e grupit parlamentar per nje kercenim ne adresen tuaj nga bashkeshorti i ministres se Integrimit Namik Ajazi. Mund te na jepni disa detaje me shume rreth ketij incidenti
Sinqerisht nuk dua te jap me shume hollesi rreth kesaj ngjarje qe me ka shokuar si qytetare ne radhe te parepor dhe si deputete. Jam ndjere shume e fyer kur kam pare bashkeshortin e ministres se Integrimit Namik Ajazi te nxjerre nga goja e tij sharje nga me banalet ne nje ambient publik madje dhe ne prani te vete ministres Bregu. Aty kuptova se ai nuk kishte respekt per bashkeshorten nenen e femijeve te tij e jo me pas per qytetare te tjere. Nje nivel te tille nuk me ka rene rasti me pare te shoh dhe degjoj dhe pse puna ime si ish-prokurore me ka perballur me kategori te ndryshme njerezish.
Ju ishit vetem ne momentin e ketij incidenti
Une isha e shoqeruar me dy koleget e mia te nderuara deputetet Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni. U ulem ne Bar Artisti prane Liceut Artistik ndersa ne nje tavoline ne distance me tavolinen tone ishte Majlinda Bregu me bashkeshortin e saj. Madje nje nga koleget e mia e pershendeti ministren per shkak te bashkepunimit te hershem me te si anetare e shoqerise civile. Sapo u ulem degjojme ofendime e sharje te uleta dhe banale nga Namik Ajazi ne adresen tone si deputete por dhe ndaj kryetarit socialist Edi Rama. Te shokuara nga kjo sjellje ne smund te qendronim me ne kete ambient dhe u ngritem menjehere per tu larguar nga lokali.
Vetem kjo ka mjaftuar per tiu drejtuar Prokurorise me padi penale ndaj bashkeshortit te ministres se Integrimit
Jo jo kjo nuk ishte asgje para asaj qe do vijonte. Pasi i jemi drejtuar daljes se lokalit zoti Ajazi na ka dale perpara dhe ka vazhduar sharjet e ofendimet qe edukata familjare dhe etika qytetare nuk ma lejon ti shqiptoj ashtu sic ne i degjuam nga goja e tij. Por ai vazhdoi me tej duke thene se me ke shkaterruar reputacionin dhe familjen duke me nxjerre njeri te korruptuar. Me ke demtuar imazhin dhe figuren e bashkeshortes sime. Iu pergjigja se nuk me interesonte aspak se para apo pas kujt ai rri. Mua si deputete apo qytetare me intereson fenomeni dhe ate do ta denoncoj sa te mundem per te kryer sa me mire misionin tim si deputete.
Pati reagim nga zoti Ajazi ne kete shkembim fjalesh
Mua me ben pershtypje se keta njerez qe jane akuzuar per korrupsion po germojne dhe interesohen se me cfare merren dhe ku jane te punesuar familjaret tane. Ai me tha se pas do me kete gjithe jeten burri yt polic. Ne fakt im shoq punon si oficer i policise gjyqesore. Ne dalje e siper nga lokali dhe duke iu shmangur ketij konflikti ne u larguam te shokuara e te tronditura nga ky ballafaqim me te.
Po ministrja e Integrimit ishte e pranishme ne kete beteje fjalesh
Jo ajo ishte ne distance. Nuk shkembeu me ne asnje batute por pasi u larguam telefonoi nje nga koleget e mia prezente ne kete debat duke i thene se kaq sa ju beme ishte pak. Prandaj une do ti drejtohem Prokurorise me padi penale si per Namik Ajazin ashtu dhe per ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Por me gjere e gjate gjithe permbajtja e kercenimeve te zotit Ajazi do te jete e detajuar ne padine qe une do te depozitoj ne prokurori neser.
Ajazi Felaj qendroi vetem 30 sekonda ne lokal nuk fola me te
Bashkeshorti i ministres se Integrimit Namik Ajazi hedh poshte te gjitha akuzat e ngritura nga deputetja e PS-se Ermonela Felaj sipas se ciles ai e ka kercenuar me jete. I kontaktuar nga gazeta Panorama Ajazi sqaron se deputetja socialiste e shoqeruar edhe nga dy kolege te saj ka qendruar vetem 30 sekonda ne lokal dhe me deputeten e qarkut te Beratit nuk ka pasur asnje komunikim. Ato hyne dhe dolen nga restorant Artisti. Kjo ishte hera e vetme qe e kam pare drejtperdrejt zonjen Felaj. Mesa duket na pane ne dhe dolen. Kjo ka ndodhur te enjten e kaluar. Ne ishim ulur pas Parlamentit me Majlinden per te ngrene dicka te shpejte sepse ajo do te shkonte ne mbledhje qeverie. Une erdha nga Televizioni u ulem aty dhe ato hyne. Ne momentin qe na pane dicka shkembyen ne nje tavoline tjeter ku ishin dy gra te tjera. Me vone doli se njeren prej tyre e kishte hequr Edi Rama nga puna. Ajo i tha nje batute ne nje qoshe. Aty hyne nga nje dere dhe pas 30 sekondash dolen nga dera tjeter. Kjo ishte e gjithe pamja ime me to. Nuk pati asnjelloj batute tregon Ajazi. Sipas tij ime shoqe u pershendet me Gjermenin dhe zonjen tjeter sepse njihen dhe kane qene kolege prej kohesh. Ato hyne nga nje dere dhe dolen nga dera tjeter. Mesa duket nje batute e shkembyer me ato grate dhe prezenca jone aty i detyroi qe te iknin nuk u ndjene komode. Kaq ishte e gjitha. Mesa doli njera nga grate pas diskutimeve qe u bene aty kishte qene ne bashki. Ne qendruam pak dhe ikem sepse nxitonim. Kjo tjetra eshte e stisur. Ato kujtohen pas nje jave. Bashkeshorti i ministres thote gjithashtu se te gjitha ceshtjet me deputetet e PS-se ai dhe vellai i tij do ti zgjidhin permes rruges gjyqesore dhe jo me vetegjyqesi. Mesa duket u mungonte ndonje gje. Tani seria e trete eshte qe une do shkoj ta vras Ermonelen dhe keshtu duan ta vazhdojne telenovelen. Ne kete loje te ndyre nga ana e tyre e cuam ne gjykate dhe nuk donim ta zgjidhnim me vetegjyqesi. Im vella i ka cuar ne gjyq Felajn dhe Xhacken qe ne 6 shtator. Me pas ishte ime shoqe ajo e cila i coi ne prokurori. Ne po presim verdiktin e gjykatave nuk po bejme vetegjyqesi. Une i cova ne gjyq ato me cojne ne prokurori dhe thone me ka kercenuar tha me tej regjisori Namik Ajazi.
Aristir Lumezi