E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i parave ligji terhiqet nga Kuvendi

Qeveria ka terhequr nga Kuvendi ligjin per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit. I njoftuar ne faqen zyrtare online te Kuvendit ligji ishte planifikuar te diskutohej dje ne Komisionin e Ekonomise por kjo nuk ka ndodhur pasi komisioni eshte anuluar. Nuk behen te ditura arsyet pse eshte terhequr ky projektligj por nje gje eshte e qarte ligji pritet te hape debate te forta per vete temen qe prek. Ndryshimet e derguara fillimisht nga Keshilli i Ministrave per kete ligj sanksionojne se Prokuroria jep llogari per cdo proces hetimor te pezulluar per dyshime per pastrimin e parave dhe njekohesisht parashikojne ngritjen e nje njesie te posacme hetimi ne qeveri prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave e cila ka edhe atributet e Policise Gjyqesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›