Apeli rrezon kerkesen e Rrapos

Apeli e la ne fuqi kete vendim te togave te zeza te kryeqytetit nderkohe qe kete te premte e njejta gjykate do te shprehet edhe per kerkesen e shtetit amerikan per ekstradimin e Rrapos drejt SHBA-ve per llogari te hetimeve qe po kryhen atje mbi nje grup kriminal. Duke qene se ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme i perfundonin afatet e paraburgimit ne 2 tetor prokuroria kerkoi zgjatjen e afatit te arrestit derisa sa shkallet e gjyqesorit te shpreheshin mbi ekstradimin e te riut.
Ne pritje te dokumentacionit nga Amerika togat e zeza kishin vendosur por Rrapon mbajtjen e tij ne qeli per tre muaj afat i cili perfundonte ne 2 shtator por qe me pas u shty edhe nje muaj tjeter.
Nderkohe Shkalla e Pare ka dhene vendimin per ekstradimin e 27-vjecarit drejt Amerikes i cili ka mbi vete 11 akuza mes te cilave vrasje dhe pjesemarrje ne nje organizate kriminale. Ish-sekretari i Ministrise se Jashme u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne 2 korrik sipas nje urdheri te leshuar nga Gjykata Amerikane.