E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol ne nje pike servisi dyshohet pronesia

VLOR/ Banore te qytetit pohojne edhe nje shperthim te dyte brenda 24 oreve ne afersi te zones se portit. Policia nuk pohon asgje


Nje shperthim i fuqishem eshte ndjere oret e vona te nates se te martes ne Vlore. Nje sasi tritoli eshte vendosur ne nje nga bizneset e zones hyrese te qytetit prane lagjes Lirim.

Banore te zones kane perjetuar me alarm gjithcka nderkohe qe e demtuar ka qene nje pike servisi automjetesh. Ngjarja ka ndodhur rreth ores rreth ores 2350 ku si pasoje e shperthimit nga lenda eksplozive eshte shqyer komplet qepeni qe siguronte servisin e makinave si dhe demtuar nje automjet qe ndodhej ne brendesi te pikes per tu riparuar.


Efektivet kane mberritur shume shpejt pasi pika eshte fare afer drejtorise se policise se Vlores.


Policia e shtetit ka rrethuar menjehere zonen ku ndodhi shperthimi si dhe patrullat e saj kane patrulluar tere lagjen Lirim per te bere te mundur identifikimin e me pas kapjen e autorit te vendosjes se lendes eksplozive.


Specialiste te ekspertizes kane ardhur rreth 20 minuta pas ngjarjes ku u be keqyrja e vendit te ngjarjes jane marre materialet e para si dhe jane bere fotot perkatese te vendit te shperthimit Sipas policise mendohet se lenda eksploziv eshte e tipit tritol nje sasi prej afro 250 gram shifer e gjykuar nga vendi e demi qe ka bere. Lenda e eksplozivit ishte vendosur ne pjesen e jashtme te qepenit e ne mes te tij.


Nga shperthimi eshte shkaterruar totalisht qepeni si dhe eshte krijuar nje grope e vogel me thellesi rreth 20 cm dhe hapje te konsiderueshme. Pronari i servisit Mirian T. u shpreh se nuk ka pasur asnje koflikt me askend si dhe ka pare gjithmone punen e tij. Servisi ndodhet ne nje godine trekateshe ku kati i pare eshte servis makinash dhe dy katet e tjera jane objekt banimi. Brenda 24 oreve ky eshte shperthimi i dyte qe degjohet ne Vlore.


Nje nate me pare ne afersi te portit banore te zones kane degjuar nje shperthim dhe pas tij eshte thyer nje nga xhamat e nje prej dyqaneve qe ndodhet aty. Gjithsesi burime zyrtare te policise nuk konfirmojne lajmin. Ata pohojne se nuk ka nje denoncim apo te kete pasur vendosje eksplozivi.


Motivet e dyshuara


Policia ben te ditur se i dyshuari kryesor per ngjarjen eshte nje 40 vjecar me inicialet E.S. i cili qendron i shoqeruar sipas policise qe prej oreve te para te se merkures. Sipas policies i dyshuari dhe pronaret e servisit kane nje konflikt pronesie i cili ka kaluar edhe ne gjyqesor. Ne polici mesohet se ai ka mohuar te kishte lidhje me shperthimin por gjithcka ende eshte nen hetim.


Aktualisht nuk ka ende asnje te arrestuar per ngjarjen. Sipas te dhenave te demtuarit i jane vene edhe me pare nje sasi eksplozivi ne nje largesi te afert me dyqanin por pa deme. Mesohet se pronesia pretendohet nga dy persona dhe pikerisht ky dyshohet te jete motivi i ngjarjes. Gjithsesi ende nuk ka nje version zyrtar nga policia ne lidhje me autoresine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›