Ish-SHIK-asi Qoku harron ne gjykate ngjarjen e Vaines

TIRAN- Deshmitari i radhes i organit te akuzes Eduart Qoku per te cilin Gjykata per Krime te Renda ka nisur ne shtetin italian dy leter-porosi per ta marre ne pyetje paraqitet vullnetarisht para togave te zeza per te deshmuar por qe harron dhe nuk kishte degjuar per ngjarjet e rrembimit te Ziso Kristopulit Remzi Hoxhes dhe Avdyl Loshajt.
Ish-agjent ne varesi te te pandehurit Ilir Kumbaro shtetasi Eduart Qoku nuk mbante mend ngjarjet e ndodhura ne vitin 1995-96 dhe nuk kishte degjuar ndonjehere per vilen sekrete te SHIK-ut ne Vaine te Lezhes si dhe nuk mbante mend qe kishte qene ne Sarande per te ndjekur Ziso Kristopulin.
Nuk mbante mend edhe pse prokurori i ceshtjes i kujtoi se kishte marre dieta nga administrata e SHIK-ut per udhetimin qe ka bere ne Sarande ne kohen qe atje kishte shkuar edhe profesori sic e quanin ne ate kohe Arben Sefgjinin qe tashme akuzohet si njeri nga personat qe ka dhene urdher dhe ka rrembyer Remzi Hoxhen.
Sipas deshmitarit Qoku nuk kishte degjuar ndonjehere per vilen ne Vaine te Lezhes si dhe per rrembimin e torturimin e shtetasve Ziso Kristopulit Remzi Hoxhes dhe Avdyl Loshaj.
Pas pyetjes se ketij deshmitari gjykata nderpreu seancen gjyqesore per te vazhduar javes tjeter ne pritje te ekzekutimit te leter-porosise se derguar ne Kosove per marrjen ne pyetje te Avdyl Loshajt.
MASA
Falsifikatoret lirohet nje nga te arrestuarit
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet liroi nga qelia duke izoluar ne banesen e tij me masen e sigurise arrest shtepie te akuzuarin si drejtuesi i rrjetit te falsifikimit te dokumenteve te identitetit te dyshuarin Myslym Hysko.
Bashke me ate gjykata caktoi masen e sigurise arrest shtepie edhe per te dyshuarit Ismail Gerbi Ardian Haxhia e Franklin Frekollari. Per te dyshuarit Manol Papdhimitri dhe Artur Demaj dhe nje tjeter gjykata caktoi masen e sigurise arrest me burg. Masen e sigurise detyrim per paraqitje Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet e caktoi per dyshuarit Qazim Hyska dhe Mehmet Sula. Ndersa per te dyshuarin Ylli Brahimaj gjykata vendosi masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor.
Sipas akuzes te dyshuarit e siperpermendur akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kishin vite qe falsifikonin dhe prodhonin dokumente te ndryshme zyrtare te cilat me pas i shisnin ne shumat e parave qe varionin nga 100 euro deri ne 700 mije leke. Gjithashtu ne disa raste ata ndihmonin edhe persona te ndryshem per kalim te paligjshem te kufirit.
Nje grua vetehelmohet ne Tirane ne Peze nje punetor krahu var veten
Vetevaret ne oret e vona te se martes ne shtepine tij nje person ne fshatin Markel Kelmata 26 vjec nga Peza e Tiranes u gjet i vetevarur me litar ne nje nga dhomat e shtepise e cila po ndertohej shume prane asaj te prinderve te tij ne fshatin Peze.
Ngjarja ndodhi rreth ores 0030 duke u gdhire e merkura 26- vjecari eshte kthyer ne shtepi ne mbremje pasi punonte si punetor krahu dhe ka qene i dehur.
Ngjarja mendohet te kete ndodhur pak kohe pasi ai ishte kthyer nga puna ndersa kishte qendruar vetem pak me te shoqen dhe me pas ishte larguar. do ndihme e dhene nga ana e tyre ka qene i kote pasi Kelmata kishte nderruar jete.
Burime te policise thane se sipas konkluzioneve te deritanishme 26- vjecari ka qene ne gjendje te dehur kur eshte varur me litar. Ne kryeqytet ne Kodren e Priftit nje grua grua eshte vete helmuar per shkak te gjendjes jo te mire psikologjike pasi disa kohe me pare ajo ishte ndare nga i shoqi. Adriana Leka 32 vjece banuese tek Kodra e Priftit u gjet e vetehelmuar me fostoksine ne nje nga dhomat e shtepise se prinderve.
Menjehere pas njoftimit te bere ne polici ne vendin e ngjarjes u dergua nje grup hetimor i cili pasi kreu hetimet proceduriale. Policia ben te ditur se 32 vjecarja Leka banuese tek Kodra e Priftit ne Tirane nena e nje djali 4 vjecar eshte gjetur e vdekur mengjesin e se merkures.