E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanda 900 mije euro 3 ne pranga

Operacioni Prespa II i antikrimit ekonomik ndalon dy persona te dyshuar si bashkepunetore te te arrestuarit te pak diteve me pare


Shpallet serish ne kerkim pronari i mallit ndersa ne Korce u ndalua nje tjeter person i dyshuar si i perfshire ne kete linje


Pak dite pas arrestimit te Vangjo Nickes drejtues i nje furgoni qe transportonte veshje kontrabande me vlere 600 mije euro prangosen edhe dy persona ndersa pronari i mallit arrin te shpetoje per te dyten here.


Niko Stojani i dyshuar si pronar i mallit u shpall ne kerkim ndersa policia e Korces ne kuader te te njejtit hetim arrestoi edhe nje person tjeter te dyshuar si te perfshire ne kete linje kontrabande. Nepermjet operacionit Prespa II te organizuar u arrestuan Artur Malushi 43 vjec dhe Festim Bala 23 te dy banues ne Tirane te dyshuar si te perfshire ne kontrabande mallrash.


Nderkaq ne Korce u arrestua Mergim Cerolli i cili sipas hetimit dyshohet te jete bashkepunetor i te arrestuarve dhe i te kerkuarit Niko Stojani. Dy te arrestuarve Malushi dhe Bala policia iu sekuestroi nje sasi malli kryesisht veshje dhe tekstile vlera e te cilit arrin ne rreth 300 mije euro.


Veshjet dhe produktet e bllokuara transportoheshin me nje furgon me xhama te zinj te markes Mercedez- Benz me targa te Ersekes ER 078A. qe drejtohej nga Artur Malushi. Arrestimi i Malushit dhe Bales u krye dje ne mengjes prane shkolles 1 Maji ne lagjen Ali Demi.


Te dy ata dyshohet se se se bashku me njeri- tjetrin por edhe me Vangjo Nicken kane kryer kontrabande mallrash si dhe tregtim e transportim mallrash kontrabande . Nga hetimet e kryera eshte zbuluar se mallrat kalonin kondrabande nga Maqedonia dhe Greqia me pas ne qytetin e Korces me destinacion magazinimin e tyre ne tregun e Medresese ne rrugen 5 Maji ne Tirane.


Nderkaq gjate arrestimit te Mergim Cerollit ne Korce u gjeten dhe sekuestruan mallrave te tjera te magazinuara ne qytetin e Korces. Burime te hetimit thane se pronari i mallit Stojani kryente transportimin e mallit nga qyteti i Korces ne drejtim te tregut te Medresese me furgona te rastesishem qe transportojne njerez per ne Tirane. Pasi furgoni me mallra kontrabande vinte ne Tirane ate e merrte ne dorezim Festim Bala e me pas mallrat dergoheshin per te tregu i Medresese ku dhe iu shperndaheshin tregtareve.


Vlera totale e mallit e bllokuar ne te dy operacionet e antikrimit ekonomik te policise se kryeqytetit kap shifren e rreth 900 mije eurove ndersa origjina e mallit ishte Bullgaria. Ne cilesine e proves materiale u bllokuan nje sasi e konsiderueshme mallrash kondrabande mallra te cilat kapin vleren 300 mije euro xhupa per te rritur 568 cope si dhe automjeti me targa ER 078A.

Te arrestuar
Artur Malushi 43 vjec banues ne Tirane
Festim Bala 23 vjec banues ne Tirane
I kerkuar
Niko Stojani banues ne Tirane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›