E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension ne gjyqin e Dajtit nuk vijne oficeret e operacionit

Mungesa e deshmitareve shkaktoi reagimin e te akuzuarit qe tha se ata nuk jane me pjese e struktures operacionale


TIRAN- Ish-drejtori i policise gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme Sokol Kociu i denuar se bashku me te pandehurit e dosjes Kokaina i drejtohet Gjykates Kushtetuese duke i kerkuar legjitimimin e tij si mbrojtes ligjor ne procesin gjyqesor ndaj te pandehurit Dritan Dajti.


Lajmi konfirmohet nga avokatja Ledia Rama e cila i eshte kerkuar Gjykates per Krime te Renda te pezulloje procesin gjyqesor ndaj Dajtit deri ne vendimin e Gjykates Kushtetuese qe do te shprehet ne lidhje me rastin Kociu.


Togat e zeza nuk pranuan kerkesen dhe vazhduan me seancen e djeshme gjyqesore duke ftuar deshmitaret e pare te akuzes te rrefejne per ngjarjen e 7 gushtit 2009 ku u vrane kater efektive te policise dhe nje person tjeter. Ftuesi gjyqesor njoftoi trupin gjykues se asnje nga deshmitaret nuk ishte paraqitur.


Per mos paraqitjen e tyre prokurori i ceshtjes i kujtoi gjykates se deshmitaret e thirrur ne seancen e kaluar ishin te pranishem ndersa ne kete seance ata nuk ishin te pranishem per shkak te ceshtjeve operacionale te zyres se tyre. Ky pretendim irritoi te pandehurin Dajti qe akuzoi efektivet e policise se nuk po tregonin te verteten e mos paraqitjes.


Ata nuk vijne dhe genjejne kot. Nuk jane me pjese e grupit te operacioneve speciale. Ata jane lene police te thjeshte tashme. Arjan Muca per shembll nuk eshte me drejtuesi i atij seksioni te forcave speciale.


Ai ndodhet ne zyre duke pire kafe dhe nuk vjen ketu-tha Dajti duke i kerkuar gjykates qe te marre masa qe te paraqiten ata. Gjykata pasi konstatoi mos paraqitjen e tyre vendosi te shtyje seancen gjyqesore per javen tjeter po te premten ne ora 900.


Nderkaq pak minuta para se te filloje gjyqi avokati Arben Qeleshi debatoi me drejtuesin e policise se burgjeve te cilet kane per detyre kontrollin fizik dhe ruajtjen e qetesise gjate mbarevajtjes se seances gjyqesore.


vokati Qeleshi se bashku me avokaten e Dajtit kerkuan te fusnin ne salle nje projektor disa foto te medha te printuara te vendit te ngjarjes. Pas kembenguljes se avokatit vetem fotot u lejuan te futen brenda nga efektivet e policise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›