Tritol shtepise se kreut te shtabit te PS ne pranga 3 persona

Policia e Pogradecit ka njoftuar sot arrestimin e tre shtetasve si te dyshuar per tritolin e vendosur ne shtepine e kreut te Shtabit elektoral te PS-se ne PogradecVasfi Syza dhe te shoqes Rajmonda Syzae cila mbante detyren e drejtoreshes se Tatim-Taksave te Progradecit. Ne kuader te operacionit te koduar Tronditja kane rene ne pranga shtetasit Enrik Xhambazi 20 vjec Altin Jashallari 28 vjec dhe Dorian Hoxha 20 vjec. Sipas policise ne cilesine e proves materialeve gjate kontrollit u sekuestruan 6 kallepe tritol.
Nje shperthim tritoli ka demtuar nje dite me pare nje banese ne lagjen nr 1 ne qytetin e Pogradecit. Shperthimi ka ndodhur rreth ores 100 te se dieles ne apartamentin e Vasfi Syzes kreu i shtabit elektoral te PS ne Pogradec dhe te shoqes Rajmonda Syza drejtoreshe e Tatim-Taksave te Progradecit.
Te dy bashkeshortet ndodheshin ne shtepi ne momentin e shperthimit te lendes plasese por nuk jane lenduar. Policia shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes dhe konstatoi disa deme materiale te shkaktuara nga shperthimi.
Vete Syza deklaroi nje dite me pare se ngjarja ka motive politike ndersa sipas policise pista kryesore ne te cilen jane perqendruar hetimet eshte nje konflikt qe djali i familjes Syza kishte pasur me persona te tjere.