Durres eksploziv makines se biznesmenit
Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne qytetin e Durresit. Rreth ores 15.40 minuta nje makine eshte hedhur ne ere nga nje shperthim i fuqishem eksplozivi. Nga te dhenat paraprake behet e ditur se makina me targa te huaja CY079 tip BM ngjyre e zeze ndodhej e parkuar poshte nje pallati. Nga shperthimi i eksplozivit nuk ka njerez te lenduar. Si pasoje e shperthimit te fuqishem eshte shkrumbuar automjeti ndersa jane demtuar dy mjete te tjera si dhe disa apartamente te pallatit ngjitur me makinen ku u vendos eksplozivi. Nga ana e bluve te Durresit behet e ditur se mjeti i perket shtetasit me iniciale O. F biznesmen. Nderkohe organet e policise po hetojne per zbardhjen e plote te ngjarjes si dhe llojin e eksplozivit qe eshte perdorur