LSI, program të veçantë për gratë në politikë
Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me qindra gra dhe vajza në Durrës. Në takim u diskutua mbi problemet që ka gruaja në familje, si dhe në problemet që po kalon familja shqiptare. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit të programit efikas për të krijuar më shumë kushte lehtësuese, në mënyrë që gruaja të ketë mundësi më shumë për të kontribuar për problemet e rëndësishme të kujdesit për një afirmim të saj, dhe më pas tek një akses më i madh që do të sigurohet jo vetëm nga një shkallë më e lartë e arsimimit, por edhe nga politikat favorizuese, për punësimin e gruas nga ana e shtetit dhe e qeverisë. Për të mbërritur pastaj në përfaqësimin e saj në Parlament, në administratë shtetërore, dhe në të gjitha nivelet sociale dhe ekonomike të shoqërisë. Meta u shpreh se çështja e barazisë gjinore është një sfidë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë. Ai tha se Berisha po bën demagogji me politikën gjoja në favor të grave, sepse në rast se Berisha vërtet do të kishte një vizion kaq civil, qytetar dhe evropian, nuk do të ishte vetëm me një grua në kabinetin e tij qeveritar. “Edhe atë e ka vënë, sepse do të ishte pastaj tërësisht e papranueshme që të ishte një Qeveri krejtësisht maskiliste”, - tha Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008