Tritoli ne automjet, dyshohet hakmarrje
Tirane- Makines, qe shpertheu ne oret e vona te dy neteve me pare para Parlamentit, i eshte vene eksploziv ne gomen e djathte. Mesohet se nje sasi prej 50 grame tritoli, eshte vendosur ne automjetin e parkuar ne rrugen "Xhorxh W. Bush" me targa TR 3838 M. Sipas burimeve nga policia, makina ishte ne pronesi te firmes "Galaxi Motors Palace", Sh.p.k dhe ne perdorim e kishte shtetasi Benard Kin Ujkaj, 48-vjec. Ky i fundit mesohet se kishte shume pak minuta qe e kishte parkuar automjetin para Parlamentit, kur persona ende te paidentifikuar nga policia, i kane vendosur sasine e lendes plasese ne gomen e pare nga ana e pasagjerit. Ujkaj eshte marre ne pyetje nga ana e policise menjehere pas kesaj ngjarjeje, por nuk ka deklaruar asgje per t'i ardhur ne ndihme policise. Gjate deklarimit te tij, ai ka shpjeguar se nuk ka pasur konflikt me asnje person. Per kete fakt ai ka deklaruar se nuk ka dijeni, se kush mund t'ia kete vene sasine e eksplozivit. Grupi hetimor, ka percaktuar dhe po ndjek disa versione hetimi ne lidhje me kete ngjarje. Mesohet se nje nga pistat qe po heton policia ne lidhje me kete ngjarje, eshte ndonje hakmarrje e mundshme, per shkak te detyres qe ka pasur me perpara drejtuesi i mjetit. Mesohet se Ujkaj, ka qene drejtor ne Seksionin e Rregullimit te Territorit ne bashki. Po ashtu policia eshte duke hetuar edhe per ndonje konflikt te tij, pasi kohet e fundit ishte administrator i "Shkodra Betons".
Shperthimi i makines, qe i ishte vendosur nje sasi tritoli, ndodhi rreth ores 23:00. Si pasoje e shperthimit nuk ka pasur demtime ne njerez, por vetem deme materiale ne ambientet e lokalit "Coco bar", i cili ndodhej aty prane. Pas shperthimit forcat e policise, si dhe sherbimi zjarrfikes, kane bere te mundur fikjen e menjehershme te flakeve te zjarrit. Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se automjeti tip "Cuv Hover", nuk ka pasur asnje person brenda. Nderkohe qe dyshohet se autoret, kane qene ne dijeni te vendndodhjes se Ujkaj. Keta te fundit pasi kane vendosur lenden plasese jane larguar ne drejtim te paditur. Sipas burimeve kjo mund te kete qene edhe ndonje paralajmerim per Ujkaj, por nuk perjashtohet mundesia e ndonje ngaterrese. Policia e kryeqytetit ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Tiranes, ka ngritur akuzen e "shkaterrimit te prones me eksploziv".