Trafiku i heroines, kerkohen 39 vjet
Trafikimi i 15 kilogrameve heroine rrezikon t'i kushtoje 39 vjet burgim grupit te udhehequr nga Ben Cami. Prokuroria e Krimeve te Renda, kerkoi dje shpalljen fajtor dhe denimin me 9 vjet e 8 muaj burgim per Lufti Shabanin, te njohur si Ben Cami. Nderkohe qe per Isein Nasufin, akuza kerkoi 6 vjet e 8 muaj, ndersa per kater te pandehurit e tjere, Dritan Gjura, Madrid Istrefi, Francesk Shkambi dhe Arif Kurti, akuza kerkoi denimin e tyre me 5 vjet e 8 muaj burg secili. Te pandehurit akuzohen nga prokuroria, per trafikimit te nje sasie te konsiderueshme heroine, e cila kishte hyre ne vendin tone nga Maqedonia. Lufti Shabani, i denuar si pjesetar i grupit "Identikit" u arrestua ne daten 24 korrik, ne mbremje, ne autostraden mes Kavajes dhe Durresit, me 15 kilograme heroine ne bagazhin e makines se tij. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, ka qene nje telefonate e bere nga qelia e burgut "313 Jordan Misja", ne numrin e telefonit 129, i cili ka dhene detaje per nje transportues droge nga Qafe-Thana ne drejtim te Durresit. Mesohet se pas identifikimit te makines, tip "BMW" me targa DR 3545 E, agjentet e policise i jane vene pas, duke vezhguar dhe ndjekur levizjet e tij, deri ne hyrje te Kavajes, ku policia ka ngritur nje postbllok, duke simuluar kontrolle rutine. Keshtu, efektivet e policise qe ndodheshin ne piken e kontrollit, kishin mbajtur shenim targat e mjetit me te cilen po udhetonte Shabani dhe aty rreth ores 13:45 minuta, makina qe drejtohej nga Ben Cami i eshte afruar postbllokut pa mundur te devijoje rrugen dhe eshte ndalur nga policia. Pas ndalimit te makines, drejtuesit te mjetit Ben Camit i eshte kerkuar kontrolli i hollesishem i mjetit vecanerisht bagazhit, ku poshte gomes rezerve policia gjeti te fshehura 30 pakot e mbeshtjella me natriban. Ne seancen e radhes, pritet qe mbrojtja te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare, nderkohe qe gjykata do te shpalle vendimin perfundimtar.
39
Vjet
Burg ka kerkuar dje, Prokuroria e Krimeve te Renda per gjashte te pandehurit te cilet u kapen me 15 kilograme heroine, sasi kjo e paketuar ne 30 pako me natriban dhe e destinuar per t'u shitur ne tregun italian.
39
Vjet
Burg ka kerkuar dje, Prokuroria e Krimeve te Renda per gjashte te pandehurit te cilet u kapen me 15 kilograme heroine, sasi kjo e paketuar ne 30 pako me natriban dhe e destinuar per t'u shitur ne tregun italian.