E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritoli ne banesen e Ardian Kollozit po hetohet nga Krimet e Renda

Prokuroria për Krime të Rënda merr në dorë hetimin e shpërthimit me tritolit të banesës ku jeton Ardian Kollozi, drejtori i ALUIZNIT njëherazi kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës.
Shpërthimi i rreth 500 gramve ekxploziv, sipas prokurorisë, dyshohet se është vënë për shkak të detyrës që ushtron Kollozit dhe problemeve të shkaktuara nga vonesat e dosjeve për legalizim.
Ngjarja ku pati vetëm dëmtime materiale, ndodhi mëngjesin e hershëm të 1 qershorit në lagjen “29 Nëntori”, në pallatin 11 katësh, ku familja Kollozi banon prej vitesh.
Sipas prokurorisë, ka qenë ora 3:00 mëngjesit, kur sasia e tritolit prej rreth 500 gram ka shpërthyer një kat posht banesës së drejtorit të ALUIZNIT çka dyshohet se atentatorët kanë ngatërruar katin.
Sipas prokurorisë, mekanizmi i shpërthimit ka qenë me fitil dhe jo i telekomanduar, pasi në vendin e ngjarjes ekspert të policisë shkencore kanë gjetur mbetje të fitilit të djegur.
I pyetur nga prokuroria, drejtori i ALUZINIT ka mohuar të ketë pasur probleme me njeri, duke orjentuar hetuesit drejt pistës së atentatit për shkak të detyrës. Prokuroria, mësohet se ka krehur zonën duke kontrolluar kamerat e sigurisë dhe ka shoqëruar disa persona, por deri tani asgjë konkrete për zbardhjen dhe identifikimin e atentatorëve me tritol në qytetin e Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›