E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria sfidon Obamen Anulohet sulmi amerikan

Këmbëngulja e Sirisë për të reaguar ndaj një sulmi amerikan ka shmangur agresionin. Zv/kryeministri sirian Jamil deklaron se Damasku ëshët ende me gishtin në këmbëz, duke theksuar se Siria vazhdon të ketë një besim shumë të madh tek aleatët e saj, dhe se reagimi ndaj një sulmi mund të godasë kudo.
Pavarësisht vlerësimit nëse deklarata më e fundit e presidentit Obama është një shtyrje në kohë apo një hap prapa, sjellja e administratës amerikane, sipas zv/kryeministrit sirian është kthyer në një objekt sarkazme për të gjithë.
Nga ana tjetër opozita siriane është shprehur e zhgënjyer nga vendimi i presidentit Obama i cili ka kërkuar votimin e kongresit për ndërhyrjen ushtarake në Siri. Kjo është përforcuar nga deklarata e anëtarëit të koalicionit kombëtar sirian Nashar. Ai ka shtuar se pritet një sulm i drejtpërdrejtë dhe i menjëherëshëm, dhe se kongresi amerikan do ta aprovojë këtë.

Inspektorët e OKB, 3 javë kohë për të analizuar kampionet e marra në Damask
Mund të duhen tre javë për të vlerësuar provat e mbledhura nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara dhe për të vërtetuar nëse në Siri janë kryer apo jo krime lufte.
Pas përfundimit të misionit, ekspertët që po hetojnë mbi sulmin e mundshëm me armë kimike të 21 gushtit në periferi të Damaskut tashmë ndodhen në selinë e Organizatës për ndalimin e armëve kimike. Zëdhënsi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së us hpreh se misioni do të përcjellë përfundimet e tin sekretarit të përgjithshëm sapo të dalin rezultatet e analizave të laboratorit për kampionet e testuara. Sipas tij Ban Ki Mun po pret me padurim atë që ka zbuluar ky mision ën mënyrë që të njoftojë për përfundimet dhe Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurisë.
Kampionët, dheu, uji dhe gjaku do të ndahen në dy pjesë dhe do të testohen në dy laboratorë të ndryshëm.
Inspektorët po punojnë nën një presion të madh dhe pse vendimi i presidenti Barak obama për të marrë votën në kongres, do u japë pak ëm shumë kohë. Por cështja në fjalë ka shfaqur një dobësim të mëtejshëm të rolit të OKB-së, dhe të eskpertëve të saj.

Manifestime në SHBA dhe Europë kundër një lufte në Siri
Kanë manifestuar kundër cdo hipoteze për një ndërhyrje ushtarake në Siri, me dhjetëra persona që janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Një grupim i ngjashëm por në pozicion të kundërt kanë kërkuar mbështetje për opozitën anti Asad.
Vetëm ndërhyrja e policisë ka shmangyr një përplasje të dhunshme mes dy grupeve.
Një mobilizim i ngjashëm është organizuar dhe në Londër ku rreth një mijë persona kanë protrestuar me flamuj sirianë në dorë dhe me parulla anti amerikane.
Kanë qenë të shumta thirrjet që kujtonin luftën ne Irak, të vendosur atëherë nga presidenti Bush në bazë të dyshimeve asnjëherë të konfirmuara për armë të shkatërrimin në masë nga Sadam Husein.
Manifestime kundër luftës në Siri ka pasur dhe në Paris, dhe pavarësisht fjalëve më të fundit të presidentit Hollond, shumë nga manifestuesit janë treguar skeptikë.
Dyshime të tilla ka dhe në Turqi, me njerëzit që mendojnë se fuqitë perëndimore po kërkojnë një justifikim për një konflikt të ri.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›