Tritoli tek ish-gruaja, shoqerohet emigranti
Vlore - Efektivet blu te Komisariatit te Policise se Vlores kane shoqeruar dje Ahmet Lazen, ish-bashkeshortin e Angjela Myrtajt, ne banesen e se ciles shpertheu dy dite me pare nje sasi tritoli. Denoncimi mesohet te jete bere nga vete viktima, e cila ka akuzuar Lazen si personin qe ka paguar per te shkaterruar banesen e saj. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores bejne te ditur se emigranti eshte kapur ne portin e Vlores, ndersa tentonte te imbarkohej ne nje nga tragetet e linjes me Italine. Ai eshte shoqeruar ne ambientet e Komisariatit te Vlores, ku eshte marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Burime nga policia bejne te ditur se Ahmet Laze nuk e ka pranuar autoresine e ngjarjes. Te njejtat burime konfirmojne se jane duke u zbardhur tabulatet e telefonatave qe ka kryer Ahmet Laze gjate diteve te fundit, me qellim gjetjen e pikave te mundshme te lidhjes mes tij dhe autoreve te vendosjes se eksplozivit.
O.H