Invalidet, serish transport falas ne Tirane
Luljeta Ndoka
Kane mjaftuar vetem pak ore proteste, qe problemi i transportit qytetas per invalidet e punes te marre zgjidhje. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, u premtoi dje protestuesve se, duke filluar nga janari i vitit te ardhshem, ata do te mund te perfitojne transport falas brenda Tiranes. Megjithate, invalidet duhet te pergatisin deshmi per invaliditetin e tyre, me 4 elemente sigurie. Nje pergjigje e tille i ka bere invalidet e punes qe t’i japin fund protestes se zhvilluar para godines se bashkise, ashtu sic ishte paralajmeruar. Kryetari i shoqates, Abdulla Omuri, ka deklaruar se deshmite jane gati dhe jane bere ne Greqi. “Nuk ka mundesi falsifikimi. Deshmite mund te kontrollohen lehte nepermjet ISSH-se, ku ndodhen edhe numrat e kartave tona”, tha Omuri.
Invalidet e punes, e kane filluar protesten e tyre ne oren 10:00 te dites se djeshme para godines se Bashkise se Tiranes. Ata kane parashtruar nje sere kerkesash, nder te cilat me emergjente eshte gjykuar ceshtja e transportit qytetas. Sipas kryetarit te shoqates, Abdulla Omuri, eshte jashte cdo logjike dhe madje edhe antiligjor fakti se sapo te hipin ne autobus invalideve u kerkohet 20-lekeshi i biletes. “Asnje deshmi nuk na njihet, edhe pse ne jemi aksidentuar ne pune”, eshte shprehur ai, i mbeshtetur edhe nga anetaret e tjere te shoqates. Po ashtu, kryetari i Shoqates se Invalideve te Punes ka denuar moszbatimin e ligjit “Per statusin e Invalideve te Punes” ne lidhje me transportin urban dhe interurban, mbi taksat vendore, ngritjen e pensioneve etj.
Te pazbatuara, sipas tij, kane mbetur dispozitat ligjore, qe sanksionojne heqjen e pageses se 100 lekeve te recetes per invalidet e pjesshem, punesimin e invalideve te punes, te cilet jane me te drejte pune te percaktuar, si dhe caktimin e vendeve per parking te automjeteve te invalideve te tjere. Pasi kane shprehur kerkesat e njepasnjeshme, kryebashkiaku ka premtuar nderhyrje per zgjidhjen e ketij problemi per 37 mije invalide te plote e te pjesshem. Nje gje e tille i ka qetesuar ata, te cilet kane dy muaj qe paguajne bileta ditore, ne menyre te jashteligjshme. Sipas invalideve, shifra prej 4800 leke qe ata marrin gjate nje muaji, nuk u mjafton as per te mbuluar shpenzimet me minimale si uje dhe drita. Fakti qe nuk u behet asnje leshim, eshte absurd, sipas tyre, sidomos po te kemi parasysh se jane aksidentuar gjate punes.