Shkoder, prefektura nuk realizon investimet
Pushteti lokal cilesohet te jete krejtesisht mbrapa ne realizimin e investimeve. Lokalet e Shkodres konsiderohen te pazote te nisin dhe perfundojne edhe per 11-mujorin, asnje investim. Bashkia, Ujesjellesi, Keshilli i Qarkut, Shendetesia, nuk kane realizuar as 1 per qind te fondeve te dhena nga Ministria e Ndertimit. Ne nje mbledhje te kryer nga Prefektura e Qarkut te Shkodres ka dale si konkluzion se pushteti lokal ne qytetin me te madh ne veri, por edhe ne rreth e qark, nuk eshte i zoti te perfundoje investime. Nga Dega e Thesarit ne Shkoder eshte bere me dije se “realizimi i fondeve te akorduara ne linjen e pushtetit qendror eshte ne masen 20 per qind”, kurse per fondet e pushteteve lokale ne masen 63 per qind. Shume problematike jane fondet qe i jane akorduar Bashkise, ndermarrje ujesjellesi fshat dhe qytet, Keshillit te Qarkut etj., ku nuk eshte realizuar as 1 per qind i ketyre fondeve qe jane te Ministrise se Ndertimit. Kete deklarate “bombe” e ka bere perfaqesuesja e Deges se Thesarit ne sallen e mbledhjeve te Qarkut te Shkodres. Prefekti Maxhid Cungu ka thirrur ne analize te gjithe drejtuesit e drejtorive te qarkut te Shkodres, pikerisht per te analizuar ecurine e ketyre realizimeve. Jane shume ndermarrje te qytetit qe nuk kane pasur tregues te kenaqshem dhe kjo pasiguri dhe neglizhence e pushtetit lokal ne Shkoder, por edhe linjave shteterore, tregon tashme ne fund te vitit qe administrata lokale ne rrethin e madh verior, eshte nje nga me te pa aftat ne Shqiperi.
R.Llazari